Skip to content

O Allah! Ai që merr post udhëheqës për diç nga punët e muslimanëve dhe i mundon ata, mundoje edhe Ti atë! E, ai që merr post udhëheqës për diç nga punët e muslimanëve dhe i trajton me butësi, trajtoje edhe Ti me butësi!

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton e thotë: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë në shtëpinë time:

"O Allah! Ai që merr post udhëheqës për diç nga punët e muslimanëve dhe i mundon ata, mundoje edhe Ti atë! E, ai që merr post udhëheqës për diç nga punët e muslimanëve dhe i trajton me butësi, trajtoje edhe Ti me butësi!"

«اللَّهُمَّ مَنْ وَلِيَ مِنْ أَمْرِ أُمَّتِي شَيْئًا فَشَقَّ عَلَيْهِمْ فَاشْقُقْ عَلَيْهِ، وَمَنْ وَلِيَ مِنْ أَمْرِ أُمَّتِي شَيْئًا فَرَفَقَ بِهِمْ فَارْفُقْ بِهِ».

Transmeton Muslimi.
Sahih
Shpjegimi

I Dërguari i Allahut ﷺ bëri lutje kundër gjithë atyre që marrin ndonjë post udhëheqës për diç nga punët e muslimanëve, qofshin ato të vogla, qofshin të mëdha, qoftë kjo udhëheqësi e përgjithshme, qoftë udhëheqësi e pjesshme, e veçantë, ku i mundon dhe nuk tregohet i butë. Të tillin Allahu i Lartësuar do ta "shpërblejë" në varësi të veprës së tij, pra, do ta mundojë e do t'ia vështirësojë. Me atë që tregohet i butë dhe ua lehtëson punët muslimanëve, Allahu do të sillet butësisht dhe do t'ia lehtësojë punët.

Mësime nga hadithi

Është obligim për atë që merr ndonjë post udhëheqës për diç nga punët e muslimanëve që t'i trajtojë me butësi, aq sa mundet.

Shpërblimi/ndëshkimi është sipas llojit të veprës.

Peshorja e asaj që konsiderohet butësi ose mundim - ashpërsi është ajo që nuk bie në kundërshtim me Kuranin dhe Sunetin.

Referencat

Sahihu i Muslimit (3/ 1458) (1828).

Më shumë (6)

فتح ذي الجلال والاكرام بشرح بلوغ المرام.

لابن عثيمين (6/ 367).

منحة العلام في شرح بلوغ المرام.

لعبد الله الفوزان (10/ 224).

توضيح الأحكام من بلوغ المرام.

للبسام (7/ 419).