Skip to content

“Mos më shenjtëroni siç e kanë shenjtëruar të krishterët të birin e Merjemes. Unë jam rob i Allahut, andaj thoni: "Rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij.”

Omer ibën Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: "E kam dëgjuar Profetin ﷺ të thotë:

“Mos më shenjtëroni siç e kanë shenjtëruar të krishterët të birin e Merjemes. Unë jam rob i Allahut, andaj thoni: "Rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij.”

«لَا تُطْرُونِي كَمَا أَطْرَتِ النَّصَارَى ابْنَ مَرْيَمَ؛ فَإِنَّمَا أَنَا عَبْدُهُ، فَقُولُوا: عَبْدُ اللهِ وَرَسُولُهُ».

Transmeton Buhariu.
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith e ndaloi teprimin dhe tejkalimin e kufirit fetar në raport me lavdërimin dhe përshkrimin e tij me cilësitë e Allahut të Lartësuar dhe veprimet e Tij të veçanta, ose se ai e di të fshehtën, ose të lutet së bashku me Allahun, siç vepruan të krishterët me Isain, të birin e Merjemes (alejhima selam). Më pas sqaroi se ai është prej robërve të Allahut, si dhe urdhëroi të themi: "Rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij."

Kuptimet e fjalëve

...:

Mësime nga hadithi

Tërheqja e vërejtjes nga tejkalimi i kufirit fetar në raport me madhërimin dhe lavdërimin, sepse kjo çon drejt shirkut (idhujtarisë).

Ajo për të cilën tërhoqi vërejtjen Profeti ﷺ ndodhi në këtë umet. Kështu, një grup e tepruan në raport me të Dërguarin e Allahut ﷺ, një grup tjetër e teproi në raport me ehli bejtin (familjen profetike), ndërsa një grup tjetër e tepruan në raport me evlijatë, kështu që ranë në shirk.

I Dërguari i Allahut ﷺ e përshkroi veten si rob i Allahut, për të treguar se ai është rob i nënshtruar i Allahut, të cilit nuk i lejohet t'i kushtohet asnjë nga karakteristikat e Zotit.

I Dërguari i Allahut ﷺ e përshkroi veten si i Dërguari i Allahut, për të treguar se ai është profet i dërguar i Allahut, kështu që duhet besuar dhe duhet ndjekur.

Referencat

Sahihu i Buhariut (4/ 167) (3445).

Më shumë (6)

عمدة القاري شرح صحيح البخاري.

محمود بن أحمد بدر الدين العيني (16/ 37).

فتح الباري.

لابن حجر (6/ 490).

منار القاري شرح مختصر صحيح البخاري.

حمزة محمد قاسم (4/ 208).