Mos e mallkoni! Betohem në Allahun, unë e di që ai e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij.
Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
"Në kohën e Profetit ﷺ ishte një burrë që quhej Abdullah, të cilin e thërrisnin me nofkën gomar. Ai e bënte të qeshte të Dërguarin e Allahut ﷺ. Profeti ﷺ e kishte fshikulluar për shkak të pirjes së alkoolit. Një ditë e sollën atë dhe ai urdhëroi që ta fshikullonin. Një burrë nga të pranishmit tha: “O Allah, mallkoje! Sa shpesh e sjellin!” Profeti ﷺ tha: “Mos e mallkoni! Betohem në Allahun, unë e di që ai e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij.”
أَنَّ رَجُلًا عَلَى عَهْدِ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ كَانَ اسْمُهُ عَبْدَ اللَّهِ، وَكَانَ يُلَقَّبُ حِمَارًا، وَكَانَ يُضْحِكُ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، وَكَانَ النَّبِيُّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَدْ جَلَدَهُ فِي الشَّرَابِ، فَأُتِيَ بِهِ يَوْمًا فَأَمَرَ بِهِ فَجُلِدَ، فَقَالَ رَجُلٌ مِنَ القَوْمِ: اللَّهُمَّ الْعَنْهُ، مَا أَكْثَرَ مَا يُؤْتَى بِهِ؟ فَقَالَ النَّبِيُّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: «لاَ تَلْعَنُوهُ، فَوَاللَّهِ مَا عَلِمْتُ أَنَّهُ يُحِبُّ اللَّهَ وَرَسُولَهُ».
Në kohën e Profetit ﷺ ishte një burrë i quajtur Abdullah, që e thërrisnin me nofkën gomar, i cili e bënte Profetin ﷺ të qeshte me disa nga fjalët e tij. Profeti ﷺ e kishte fshikulluar atë për pirjen e alkoolit. Një ditë, atë e sollën pasi kishte pirë alkool, kështu që ai urdhëroi dhe e fshikulluan. Njëri prej të pranishmëve e shau atë dhe tha: “Allahu e mallkoftë! Sa shpesh sillet këtu pasi ka pirë alkool!” Atëherë, Profeti ﷺ tha: “Mos u lutni kundër tij që të përjashtohet nga mëshira e Allahut, sepse, pasha Allahun, unë nuk di gjë tjetër për të veçse se ai e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij.”
Nuk ka kundërthënie mes kryerjes së ndalesës dhe ekzistencës së dashurisë ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij në zemrën e atij që e kryen atë, sepse Profeti ﷺ ka njoftuar se i përmenduri e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij, pavarësisht asaj që ka buruar prej tij.
Ai që vepron një mëkat të madh, nëse vdes duke këmbëngulur në ndonjë prej tyre, është nën Vullnetin e Allahut; nëse dëshiron Allahu, e fal atë, e nëse dëshiron, e dënon, dhe askush nga muslimanët nuk do të jetë përgjithmonë në Zjarr.
Është veprim i urryer mallkimi i një pirësi të caktuar të alkoolit; për shkak të mundësisë së ekzistencës së ndonjë pengese që nuk lejon ta zërë mallkimi, si dhe sepse mallkimi i personit të caktuar dhe lutja kundër tij mund ta shtyjë atë të thellohet në mëkat, ose ta dëshpërojë nga pranimi i pendimit.
Lejohet mallkimi i personit të pacaktuar që cilësohet me këtë.
Sahihu i Buhariut (8/ 158) (6780).
Më shumë (2)
إرشاد الساري لشرح صحيح البخاري (9/ 452).
البحر المحيط الثجاج في شرح صحيح الإمام مسلم بن الحجاج (29/ 394).