Skip to content

A t'ju tregoj për atë që është më e mirë se pozita e agjërimit, namazit dhe lëmoshës?

Ebu Derdai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

"A t'ju tregoj për atë që është më e mirë se pozita e agjërimit, namazit dhe lëmoshës?" Thanë: "Patjetër." Atëherë Profeti ﷺ tha: "Rregullimi i marrëdhënieve mes njëri-tjetrit, sepse prishja e marrëdhënieve mes njëri-tjetrit është shkatërruese (rruajtëse)."

«أَلاَ أُخْبِرُكُمْ بِأَفْضَلَ مِنْ دَرَجَةِ الصِّيَامِ وَالصَّلاَةِ وَالصَّدَقَةِ؟» قَالُوا: بَلَى، قَالَ: «صَلاَحُ ذَاتِ البَيْنِ، فَإِنَّ فَسَادَ ذَاتِ البَيْنِ هِيَ الحَالِقَةُ».

Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu.
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ i pyeti sahabët: "A t'ju tregoj për diçka më të mirë se shpërblimi i kryerjes së shumtë të agjërimit, namazit dhe sadakasë vullnetare?" Thanë: "Po." Tha: Pajtimi mes personave që janë në konflikt, pasi mosmarrëveshja shkakton përçarje, ftohje, urrejtje dhe konflikt mes njerëzve, sepse urrejtja që vjen si pasojë e prishjes së marrëdhënieve është ai ves që shkatërron dhe çrrënjos fenë dhe jetën e kësaj bote, ashtu siç brisku rruan qimet.

Mësime nga hadithi

Udhëzimi i Profetit ﷺ duke i pyetur sahabët dhe duke i motivuar ata për të mësuar përgjigjen.

Tibiu ka thënë: "Inkurajimi dhe motivimi për pajtimin e raporteve mes njerëzve dhe për t'iu shmanguar prishjes së tyre, sepse pajtimi është shkak për t'u kapur pas litarit të Allahut dhe për mospërçarjen mes muslimanëve, ndërsa prishja e këtyre raporteve është një e çarë në fe. Andaj, ai që angazhohet për rregullimin e tyre dhe largimin e prishjes së tyre, arrin një gradë më të lartë se ajo që arrin agjëruesi dhe falësi, i cili preokupohet vetëm me veten e tij."

Referencat

Suneni i Ebu Davudit (7/ 280) (4919).

Suneni i Tirmidhiut (4/ 244) (2509).

Më shumë (2)

تحفة الأحوذي (7/ 179).

شرح سنن أبي داود للعباد (559/ 32).