Skip to content

“Vërtet Allahu umetit tim nuk ia merr në konsideratë ato që u vërtiten në mendje, për sa kohë që nuk i punojnë e nuk i shqiptojnë.”

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë:

“Vërtet Allahu umetit tim nuk ia merr në konsideratë ato që u vërtiten në mendje, për sa kohë që nuk i punojnë e nuk i shqiptojnë.”

«إِنَّ اللَّهَ تَجَاوَزَ عَنْ أُمَّتِي مَا حَدَّثَتْ بِهِ أَنْفُسَهَا، مَا لَمْ تَعْمَلْ أَوْ تَتَكَلَّمْ».

Muttefek alejhi
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith tregon se muslimani nuk merret në llogari për përshpëritjet e këqija të shpirtit që i kalojnë nëpër mendje, përderisa ai nuk vepron sipas tyre ose nuk i shpreh me gojë. Allahu e ka hequr përgjegjësinë dhe ka falur, duke mos e ngarkuar umetin e Muhamedit ﷺ për ato që ndodhen në mendje dhe luhaten në shpirt, përderisa nuk zënë vend dhe nuk janë stabile tek ai. Megjithatë, nëse ato janë stabile në zemrën e tij, bie fjala, mendjemadhësia, arroganca, hipokrizia ose, nëse vepron përmes gjymtyrëve ose flet përmes gojës së tij, atëherë për këto njeriu do të merret në llogari.

Mësime nga hadithi

Allahu i Lartmadhëruar nuk e merr në përgjegjësi dhe e fal besimtarin për mendimet që i vijnë shpirtit të tij, për të cilat ai i pëshpërit shpirtit të tij dhe i kalojnë në mendje.

Nëse njeriu mendon për shkurorëzim dhe kjo i kalon në mendje, por ai nuk e shpreh me fjalë e as nuk e shkruan, atëherë kjo nuk konsiderohet si shkurorëzim.

Për pëshpëritjet e shpirtit besimtari nuk ngarkohet me mëkat, sado të mëdha të jenë, përderisa nuk janë stabile në zemrën e tij, nuk vepron sipas tyre dhe nuk i shpreh me fjalë.

Vlera madhështore e umetit të Muhamedit ﷺ, meqë Allahu nuk e merr në llogari për pëshpëritjet e shpirtit, ndryshe nga popujt para nesh.

Referencat

Sahihu i Buhariut (7/ 46) (5269).

Sahihu i Muslimit (1/ 116) (127).

Më shumë (10)

منحة العلام في شرح بلوغ المرام.

لعبد الله الفوزان (7/ 560).

فتح ذي الجلال والاكرام بشرح بلوغ المرام.

لابن عثيمين (5/ 46).

توضِيحُ الأحكَامِ مِن بُلوُغ المَرَام.

للبسام (5/ 502).

حاشية السندي على سنن ابن ماجه.

للسندي (6/ 157).

البدرُ التمام شرح بلوغ المرام.

للمغربي (8/ 49).