"U fala me Profetin ﷺ dhe ai jepte selam (përfundonte namazin) nga e djathta duke thënë: "Es Selamu alejkum ue rahmetullahi ue berakatuthu" dhe nga e majta duke thënë: "Es Selamu alejkum ue rahmetullah."
Vail ibn Huxhri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton:
"U fala me Profetin ﷺ dhe ai jepte selam (përfundonte namazin) nga e djathta duke thënë: "Es Selamu alejkum ue rahmetullahi ue berakatuthu" dhe nga e majta duke thënë: "Es Selamu alejkum ue rahmetullah."
صَلَّيْتُ مَعَ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، فَكَانَ يُسَلِّمُ عَنْ يَمِينِهِ: «السَّلَامُ عَلَيْكُمْ وَرَحْمَةُ اللَّهِ وَبَرَكَاتُهُ»، وَعَنْ شِمَالِهِ: «السَّلَامُ عَلَيْكُمْ وَرَحْمَةُ اللَّهِ».
Kur Profeti ﷺ dëshironte ta përfundonte namazin, jepte selam nga e djathta dhe nga e majta, duke e kthyer fytyrën nga e djathta bashkë me thënien: "Es Selamu alejkum ue rahmetullahi ue berakatuhu", pastaj jepte selam nga e majta duke e kthyer fytyrën nga e majta bashkë me thënien: "Es Selamu alejkum ue rahmetullah."
Ligjësimi i dy selameve në namaz dhe fakti se ato janë prej shtyllave të tij.
Preferohet që nganjëherë të shtohet: (ue berakatuh), sepse Profeti ﷺ nuk e thoshte këtë rregullisht.
Shqiptimi i dy selameve në namaz është një shtyllë obligative; ndërsa veprimi i kthimit (të fytyrës) gjatë shqiptimit të selamit është i preferuar.
Thënia: "Es Selamu alejkum ue rahmetullah" duhet të bëhet gjatë veprimit të kthimit (të fytyrës), e jo para dhe as pas tij.
Suneni i Ebu Davudit (2/ 239) (997).
Më shumë (5)
المجموع شرح المهذب (مع تكملة السبكي والمطيعي) النووي (3/ 479).
المنهاج شرح صحيح مسلم بن الحجاج.
النووي (4/ 153).
توضيح الأحكام شرح بلوغ المرام.
لعبد الله البسام (2/ 291).