Sikur të hynin në të, nuk do të dilnin prej tij deri në Ditën e Kiametit. Nënshtrimi bëhet vetëm në gjëra të mira.
Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
"Profeti ﷺ dërgoi një ekspeditë dhe caktoi si prijës të tyre një burrë nga ensarët, si dhe i urdhëroi ata që t'i bindeshin atij. Ai u zemërua e u tha: "A nuk ju urdhëroi Profeti ﷺ që të më bindeni?" Ata thanë: "Po." Ai u tha: "Atëherë, mblidhni dru për mua!" Ata i mblodhën. Ai u tha: "Ndizni një zjarr!" Ata e ndezën. Më pas u tha: "Hyni në të!" Ata deshën (të hynin), por filluan të mbanin njëri-tjetrin e të thoshin: "Ne kemi ikur te Profeti ﷺ pikërisht nga Zjarri!" Kështu vazhduan derisa zjarri u shua dhe zemërimi i tij u qetësua. Ky lajm i arriti Profetit ﷺ dhe ai tha: "Sikur të hynin në të, nuk do të dilnin prej tij deri në Ditën e Kiametit. Nënshtrimi bëhet vetëm në gjëra të mira."
بَعَثَ النَّبِيُّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ سَرِيَّةً فَاسْتَعْمَلَ رَجُلًا مِنَ الأَنْصَارِ، وَأَمَرَهُمْ أَنْ يُطِيعُوهُ، فَغَضِبَ، فَقَالَ: أَلَيْسَ أَمَرَكُمُ النَّبِيُّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ أَنْ تُطِيعُونِي؟ قَالُوا: بَلَى، قَالَ: فَاجْمَعُوا لِي حَطَبًا، فَجَمَعُوا، فَقَالَ: أَوْقِدُوا نَارًا، فَأَوْقَدُوهَا، فَقَالَ: ادْخُلُوهَا، فَهَمُّوا، وَجَعَلَ بَعْضُهُمْ يُمْسِكُ بَعْضًا، وَيَقُولُونَ: فَرَرْنَا إِلَى النَّبِيِّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ مِنَ النَّارِ، فَمَا زَالُوا حَتَّى خَمَدَتِ النَّارُ، فَسَكَنَ غَضَبُهُ، فَبَلَغَ النَّبِيَّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، فَقَالَ: «لَوْ دَخَلُوهَا مَا خَرَجُوا مِنْهَا إِلَى يَوْمِ القِيَامَةِ؛ الطَّاعَةُ فِي المَعْرُوفِ».
Profeti ﷺ dërgoi një ushtri dhe bëri një burrë nga ensarët udhëheqës të tyre, si dhe i urdhëroi që t'i bindeshin atij. Udhëheqësi u zemërua me ta dhe u tha: "A nuk ju ka urdhëruar Profeti ﷺ që të më bindeni?" Ata thanë: “Po”, e ai tha: “Ju kam urdhëruar të mblidhni dru dhe të ndizni një zjarr, e pastaj të hyni në të.” Ata mblodhën drutë dhe e ndezën zjarrin, e kur deshën të hynin në të, filluan të shikonin njëri-tjetrin. Ata thanë: “Ne e pasuam Profetin ﷺ për të shpëtuar nga Zjarri, andaj a do të hyjmë në të?” Ndërsa ata ishin në këtë gjendje, flakët e zjarrit u shuan dhe udhëheqëst i kaloi zemërimi. Kur Profeti ﷺ u njoftua për këtë, tha: “Sikur t'i bindeshin atij dhe të hynin në zjarrin që kishin ndezur, do të dënoheshin në të dhe nuk do të dilnin prej tij sa të jetë kjo botë. Nuk lejohet bindja ndaj krijesës në çështjen e mëkatit ndaj Krijuesit. Nënshtrimi është i obliguar vetëm në të mirë, e jo në mëkat.”
Sqarimi se bindja është vetëm për atë që është e drejtë dhe nuk bëhet në mëkat, edhe nëse urdhëruesi është prej atyre ndaj të cilëve bindja është detyrë.
Monoteisti mëkatar është i kërcënuar me Zjarrin, por Allahu mund ta falë atë.
Ligjshmëria e emërimit të një udhëheqësi në betejë, si dhe në udhëtim.
Sahihu i Buhariut (5/ 161) (4340).
Sahihu i Muslimit (3/ 1469) (1840).
Më shumë (1)
إرشاد الساري لشرح صحيح البخاري (10/ 220).