Skip to content

“Përsëriteni Kuranin vazhdimisht, sepse betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit, se ai ikën më shpejt se deveja kur zgjidhet nga litari.”

Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë:

“Përsëriteni Kuranin vazhdimisht, sepse betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit, se ai ikën më shpejt se deveja kur zgjidhet nga litari.”

«تَعَاهَدُوا هَذَا الْقُرْآنَ، فَوَالَّذِي نَفْسُ مُحَمَّدٍ بِيَدِهِ لَهُوَ أَشَدُّ تَفَلُّتًا مِنَ الْإِبِلِ فِي عُقُلِهَا».

Muttefek alejhi
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith ka urdhëruar që të përsëritet Kurani dhe të lexohet vazhdimisht, që të mos harrohet pasi është mësuar përmendsh në kraharor, dhe këtë e vërtetoi me betim, se Kurani largohet më shpejt nga kraharori sesa devetë e lidhura me litarë në mes të krahut. Nëse njeriu e përsërit atë, e kap (dhe e ruan), e, nëse e lëshon (nuk e përsërit), largohet dhe humbet.

Mësime nga hadithi

Nëse hafëzi e lexon atë në vazhdimësi, pa pushim, ai do të mbetet i ruajtur në zemrën e tij, përndryshe do të largohet dhe do ta harrojë.

Prej dobive të përsëritjes së Kuranit në vazhdimësi është shpërblimi dhe ngritja e shkallëve në Ditën e Kiametit.

Referencat

Sahihu i Muslimit (1/ 545) (791).

Më shumë (7)

بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.

تأليف سليم الهلالي (2/ 231).

رياض الصالحين من كلام سيد المرسلين (ص299) (1002).

شرح رياض الصالحين.

للشيخ محمد بن صالح العثيمين (4/ 657).

كنوز رياض الصالحين.

لمجموعة من الباحثين (13/ 5).