“Mos e mbani me dorën e djathtë organin gjenital gjatë urinimit e as mos u pastroni nga jashtëqitja me dorën e djathtë, si dhe mos merrni frymë në enë (gjatë pirjes në të)!”
Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Mos e mbani me dorën e djathtë organin gjenital gjatë urinimit e as mos u pastroni nga jashtëqitja me dorën e djathtë, si dhe mos merrni frymë në enë (gjatë pirjes në të)!”
«لَا يُمْسِكَنَّ أَحَدُكُمْ ذَكَرَهُ بِيَمِينِهِ وَهُوَ يَبُولُ، وَلَا يَتَمَسَّحْ مِنَ الْخَلَاءِ بِيَمِينِهِ، وَلَا يَتَنَفَّسْ فِي الْإِنَاءِ».
Profeti ﷺ në këtë hadith ka shpjeguar disa norma të edukatës; ai e ka ndaluar që njeriu ta mbajë organin gjenital me dorën e djathtë gjatë urinimit dhe e ka ndaluar të hiqet papastërtia nga organi gjenital ose anusi me dorën e djathtë, sepse e djathta përdoret për gjëra fisnike dhe të pastra. Gjithashtu e ka ndaluar që njeriu të marrë frymë në enën në të cilën është duke pirë.
Islami u ka paraprirë kulturave të tjera në vendosjen e normave edukative dhe në higjenë.
Shmangia e prekjes së gjërave të pista por, nëse dikush detyrohet t'i prekë, atëherë le t'i prekë me të majtën.
Dora e djathtë është më e nderuar dhe më superiore se e majta.
Sheriati islam është i përsosur dhe mësimet e tij janë gjithëpërfshirëse.
Sahihu i Buhariut (1/ 42) (154).
Sahihu i Muslimit (1/ 225) (267).
Më shumë (4)
تيسير العلام شرح عمدة الأحكام.
للبسام (ص41).
تنبيه الأفهام شرح عمدة الأحكام.
لابن عثيمين (1/ 45).