Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

8 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Grada e hadithit

“Kur të shkoni për të kryer nevojën fiziologjike, as mos u drejtoni nga kibla, as mos ia ktheni shpinën, por kthehuni nga lindja ose nga perëndimi!” Më pas Ebu Ejubi vijon: "Kur erdhëm në Sham, nevojtoret i gjetëm të ndërtuara në drejtim të kiblës. Kështu që ndërronim drejtimin dhe (pasi dilnim), i kërkonim falje Allahut të Lartësuar."
Sahih Muttefek alejhi
“Mos e mbani me dorën e djathtë organin gjenital gjatë urinimit e as mos u pastroni nga jashtëqitja me dorën e djathtë, si dhe mos merrni frymë në enë (gjatë pirjes në të)!”
Sahih Muttefek alejhi
"Para se Profeti ﷺ të hynte në nevojtore, thoshte: “Allahume inni eudhu bike minel-hubuthi vel-habaith! - O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde kundrejt të këqijve dhe të këqijave (shejtanëve meshkuj dhe femra)!"
Sahih Muttefek alejhi
se Profeti ﷺ, kur dilte nga nevojtorja, thoshte: "Gufraneke - Kërkoj faljen Tënde (o Allah)!"
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
“Ai që merr abdes, le ta futë ujin në hundë dhe le t'i fryjë, ndërsa ai që pastrohet me gurë nga jashtëqitja, le ta bëjë në numër tek. Kur dikush zgjohet nga gjumi, së pari le ta pastrojë dorën e tij, para se ta fusë në enën e abdesit, sepse nuk e di ku i ka qëndruar dora gjatë gjumit.” Ndërkaq te Muslimi gjendet kështu: “Kur dikush zgjohet nga gjumi, le të mos e fusë dorën e tij në enë para se ta lajë tri herë, sepse nuk e di ku i ka qëndruar dora gjatë gjumit.”
Sahih Muttefek alejhi
“Kur i Dërguari i Allahut ﷺ hynte në nevojtore, unë dhe një djalosh tjetër, moshatar imi, ia mbanim shkopin dhe kovën e ujit, me të cilën pastrohej.”
Sahih Muttefek alejhi
"Profeti ﷺ e ka ndaluar pastrimin me bajgë ose kockë dhe ka thënë: “Ato të dyja nuk pastrojnë.”
Sahih Transmeton Darakutniu.
“Idhujtarët na patën thënë: “Shohim se shoku (Pejgamberi) juaj po ju mëson çdo gjë. Madje, po jua mëson edhe si të kryeni nevojën fiziologjike.” I thashë: Po. Na ka ndaluar që gjatë kryerjes së nevojës: të pastrohemi nga jashtëqitja me dorën e djathtë, të drejtohemi nga kibla, si dhe na ka ndaluar të përdorim bajgat ose eshtrat (për pastrim). Ai po ashtu ka thënë: “Të mos pastrohet askush me më pak se tre gurë.”
Sahih Transmeton Muslimi.