Ka qenë një mbret ndër ata para jush, dhe ai kishte një magjistar.
Suhejbi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
"Në mesin e popujve që ishin para jush gjendej një mbret, i cili kishte një magjistar. Kur magjistari u plak, i tha mbretit: “Unë tashmë jam plakur, prandaj më dërgo një djalosh që t'i mësoj magjinë.” Mbreti i dërgoi një djalosh për ta mësuar atë. Gjatë rrugës, kur shkonte te magjistari, djaloshi kalonte pranë një murgu. Ai ulej tek murgu dhe i dëgjonte fjalët e tij, të cilat i pëlqenin. Kështu, kurdo që nisej për te magjistari, kalonte te murgu dhe ulej pranë tij. E kur mbërrinte te magjistari, ky i fundit e rrihte. Djaloshi iu ankua për këtë murgut, dhe ai i tha: “Nëse i frikësohesh magjistarit, thuaji: ‘Më vonoi familja ime’; e nëse i frikësohesh familjes sate, thuaju: ‘Më vonoi magjistari.’” Ndërsa ishte në këtë gjendje, djaloshit i doli përpara një bishë e stërmadhe, që ua kishte zënë rrugën njerëzve. Ai tha me vete: “Sot do ta marr vesh se cili është më i mirë, magjistari apo murgu.” Mori një gur dhe tha: “O Allah! Nëse rruga e murgut është më e dashur tek Ti sesa rruga e magjistarit, vrite këtë bishë që njerëzit të mund të kalojnë!” E hodhi gurin dhe e vrau atë, e njerëzit vazhduan rrugën. Pastaj shkoi te murgu dhe i tregoi për atë që kishte ndodhur. Murgu i tha: “O biri im! Sot ti je më i mirë se unë. Çështja jote ka arritur deri aty sa po e shoh. Ti me siguri do të sprovohesh, e nëse sprovohesh, mos trego për mua!” Djaloshi arriti të shëronte të verbrit e lindur dhe të zgjebosurit, si dhe i kuronte njerëzit nga çdo lloj sëmundje. Për këtë dëgjoi një shoqërues i mbretit, i cili ishte verbuar. Ai i shkoi me dhurata të shumta dhe i tha: “Të gjitha këto që janë këtu do të jenë të tuat, nëse më shëron.” Djaloshi i tha: “Unë nuk shëroj askënd. Ai që shëron është vetëm Allahu. Nëse ti beson në Allahun, unë do t'i lutem Atij dhe Ai do të të shërojë.” Ai besoi në Allahun dhe Allahu e shëroi. Më pas, ai shkoi te mbreti dhe u ul pranë tij, ashtu siç ulej më parë. Mbreti e pyeti: “Kush ta ktheu shikimin?” Ai u përgjigj: “Zoti im!” Mbreti tha: “A ke ti një Zot tjetër përveç meje?!” Ai tha: “Zoti im dhe Zoti yt është Allahu.” Atëherë mbreti e kapi dhe nuk reshti së torturuari, derisa ai tregoi për djaloshin. Djaloshin e prunë para tij dhe mbreti i tha: “O biri im! Magjia jote paska arritur deri aty saqë po shëron të verbrit dhe të gërbulurit, e po bën kështu e ashtu.” Ai i tha: “Unë nuk shëroj askënd, Ai që shëron është vetëm Allahu.” Atëherë mbreti e kapi dhe nuk reshti së torturuari, derisa ai tregoi për murgun. Prunë murgun dhe i thanë: “Hiq dorë nga feja jote!” Por ai refuzoi. Atëherë mbreti kërkoi t'i sillnin një sharrë. Ia vendosi sharrën në mes të kokës dhe e preu derisa dy pjesët e trupit i ranë në tokë. Pastaj prunë shoqëruesin e mbretit dhe i thanë: “Hiq dorë nga feja jote!” Edhe ai refuzoi, andaj ia vendosi sharrën në mes të kokës dhe e preu derisa dy pjesët e trupit i ranë në tokë. Më pas prunë djaloshin dhe i thanë: “Hiq dorë nga feja jote!” Ai refuzoi, kështu që mbreti ua dorëzoi atë një grupi ushtarësh dhe u tha: “Çojeni te filan mali dhe ngjituni me të në mal. Kur të arrini në majë të tij, nëse ai heq dorë nga feja e vet, lëreni, përndryshe hidheni poshtë!” Ata shkuan me të dhe u ngjitën në mal. Djaloshi u lut: “O Allah, më mjafto kundër tyre ashtu siç do Ti!” Mali u drodh nga poshtë tyre dhe ata ranë poshtë, ndërsa djaloshi u kthye duke ecur tek mbreti. Mbreti i tha: “Çfarë u bë me shoqëruesit e tu?” Ai u përgjigj: “Allahu më mjaftoi kundër tyre.” Mbreti sërish ua dorëzoi një grupi tjetër ushtarësh dhe u tha: “Merrni dhe hipeni në një anije. Dilni me të në mes të detit dhe, nëse nuk heq dorë nga feja e vet, hidheni në të!” Ata shkuan me të, kurse djaloshi u lut: “O Allah, më mjafto kundër tyre ashtu siç do Ti!” Anija u përmbys dhe ata u mbytën, ndërsa ai u kthye duke ecur tek mbreti. Mbreti e pyeti: “Çfarë u bë me shoqëruesit e tu?” Ai u përgjigj: “Allahu më mjaftoi kundër tyre.” Pastaj djaloshi i tha mbretit: “Ti nuk mund të më vrasësh derisa të veprosh ashtu siç të urdhëroj unë.” Mbreti e pyeti: “E çfarë është ajo?” Ai tha: “T'i tubosh njerëzit në një fushë të gjerë dhe të më kryqëzosh në një trung peme. Pastaj merr një shigjetë prej strajcës sime e vendose shigjetën në mes të harkut dhe thuaj: ‘Me emrin e Allahut, Zotit të djaloshit!’, e pastaj më gjuaj. Vetëm nëse e bën këtë, do të mund të më vrasësh.” Mbreti i tuboi njerëzit në një fushë të gjerë dhe e kryqëzoi në një trung. Mori një shigjetë nga strajca e djaloshit, e vendosi në hark dhe tha: “Me emrin e Allahut, Zotit të djaloshit!” Pastaj e gjuajti, dhe shigjeta i ra djaloshit në mollëz të fytyrës. Djaloshi e vuri dorën e tij në mollëz, pikërisht aty ku e goditi shigjeta, dhe vdiq. Atëherë njerëzit filluan të thërrasin: “Ne i besojmë Zotit të djaloshit! Ne i besojmë Zotit të djaloshit! Ne i besojmë Zotit të djaloshit!” I shkuan mbretit dhe i thanë: “A e pe atë nga e cila ruheshe? Për Allahun, të gjeti vërtet ajo që i frikësoheshe: njerëzit besuan!” Atëherë mbreti urdhëroi të hapeshin hendeqe në hyrjet e rrugëve. Ato u hapën dhe në to u ndezën zjarre. Mbreti tha: “Këdo që nuk heq dorë nga feja e tij, hidheni në të!”, ose u thuhej: “Hidhuni aty!” Kështu vepruan, derisa erdhi një grua me foshnjën e saj. Ajo ngurroi të hidhej në zjarr, por foshnja i tha: “Oj nëna ime, duro, sepse ti je në besimin e vërtetë (hak)!”
"كَانَ مَلِكٌ فِيمَنْ كَانَ قَبْلَكُمْ، وَكَانَ لَهُ سَاحِرٌ، فَلَمَّا كَبِرَ، قَالَ لِلْمَلِكِ: إِنِّي قَدْ كَبِرْتُ، فَابْعَثْ إِلَيَّ غُلَامًا أُعَلِّمْهُ السِّحْرَ، فَبَعَثَ إِلَيْهِ غُلَامًا يُعَلِّمُهُ، فَكَانَ فِي طَرِيقِهِ إِذَا سَلَكَ رَاهِبٌ فَقَعَدَ إِلَيْهِ وَسَمِعَ كَلَامَهُ، فَأَعْجَبَهُ، فَكَانَ إِذَا أَتَى السَّاحِرَ مَرَّ بِالرَّاهِبِ وَقَعَدَ إِلَيْهِ، فَإِذَا أَتَى السَّاحِرَ ضَرَبَهُ، فَشَكَا ذَلِكَ إِلَى الرَّاهِبِ، فَقَالَ: إِذَا خَشِيتَ السَّاحِرَ، فَقُلْ: حَبَسَنِي أَهْلِي، وَإِذَا خَشِيتَ أَهْلَكَ فَقُلْ: حَبَسَنِي السَّاحِرُ، فَبَيْنَمَا هُوَ كَذَلِكَ إِذْ أَتَى عَلَى دَابَّةٍ عَظِيمَةٍ قَدْ حَبَسَتِ النَّاسَ، فَقَالَ: الْيَوْمَ أَعْلَمُ آلسَّاحِرُ أَفْضَلُ أَمِ الرَّاهِبُ أَفْضَلُ؟ فَأَخَذَ حَجَرًا، فَقَالَ: اللهُمَّ إِنْ كَانَ أَمْرُ الرَّاهِبِ أَحَبَّ إِلَيْكَ مِنْ أَمْرِ السَّاحِرِ فَاقْتُلْ هَذِهِ الدَّابَّةَ، حَتَّى يَمْضِيَ النَّاسُ، فَرَمَاهَا فَقَتَلَهَا، وَمَضَى النَّاسُ، فَأَتَى الرَّاهِبَ فَأَخْبَرَهُ، فَقَالَ لَهُ الرَّاهِبُ: أَيْ بُنَيَّ أَنْتَ الْيَوْمَ أَفْضَلُ مِنِّي، قَدْ بَلَغَ مِنْ أَمْرِكَ مَا أَرَى، وَإِنَّكَ سَتُبْتَلَى، فَإِنِ ابْتُلِيتَ فَلَا تَدُلَّ عَلَيَّ، وَكَانَ الْغُلَامُ يُبْرِئُ الْأَكْمَهَ وَالْأَبْرَصَ، وَيُدَاوِي النَّاسَ مِنْ سَائِرِ الْأَدْوَاءِ، فَسَمِعَ جَلِيسٌ لِلْمَلِكِ كَانَ قَدْ عَمِيَ، فَأَتَاهُ بِهَدَايَا كَثِيرَةٍ، فَقَالَ: مَا هَاهُنَا لَكَ أَجْمَعُ، إِنْ أَنْتَ شَفَيْتَنِي، فَقَالَ: إِنِّي لَا أَشْفِي أَحَدًا إِنَّمَا يَشْفِي اللهُ، فَإِنْ أَنْتَ آمَنْتَ بِاللهِ دَعَوْتُ اللهَ فَشَفَاكَ، فَآمَنَ بِاللهِ فَشَفَاهُ اللهُ، فَأَتَى الْمَلِكَ فَجَلَسَ إِلَيْهِ كَمَا كَانَ يَجْلِسُ، فَقَالَ لَهُ الْمَلِكُ: مَنْ رَدَّ عَلَيْكَ بَصَرَكَ؟ قَالَ: رَبِّي، قَالَ: وَلَكَ رَبٌّ غَيْرِي؟ قَالَ: رَبِّي وَرَبُّكَ اللهُ، فَأَخَذَهُ فَلَمْ يَزَلْ يُعَذِّبُهُ حَتَّى دَلَّ عَلَى الْغُلَامِ، فَجِيءَ بِالْغُلَامِ، فَقَالَ لَهُ الْمَلِكُ: أَيْ بُنَيَّ قَدْ بَلَغَ مِنْ سِحْرِكَ مَا تُبْرِئُ الْأَكْمَهَ وَالْأَبْرَصَ، وَتَفْعَلُ وَتَفْعَلُ، فَقَالَ: إِنِّي لَا أَشْفِي أَحَدًا، إِنَّمَا يَشْفِي اللهُ، فَأَخَذَهُ فَلَمْ يَزَلْ يُعَذِّبُهُ حَتَّى دَلَّ عَلَى الرَّاهِبِ، فَجِيءَ بِالرَّاهِبِ، فَقِيلَ لَهُ: ارْجِعْ عَنْ دِينِكَ، فَأَبَى، فَدَعَا بِالْمِئْشَارِ، فَوَضَعَ الْمِئْشَارَ فِي مَفْرِقِ رَأْسِهِ، فَشَقَّهُ حَتَّى وَقَعَ شِقَّاهُ، ثُمَّ جِيءَ بِجَلِيسِ الْمَلِكِ فَقِيلَ لَهُ: ارْجِعْ عَنْ دِينِكَ، فَأَبَى فَوَضَعَ الْمِئْشَارَ فِي مَفْرِقِ رَأْسِهِ، فَشَقَّهُ بِهِ حَتَّى وَقَعَ شِقَّاهُ، ثُمَّ جِيءَ بِالْغُلَامِ فَقِيلَ لَهُ ارْجِعْ عَنْ دِينِكَ، فَأَبَى فَدَفَعَهُ إِلَى نَفَرٍ مِنْ أَصْحَابِهِ، فَقَالَ: اذْهَبُوا بِهِ إِلَى جَبَلِ كَذَا وَكَذَا، فَاصْعَدُوا بِهِ الْجَبَلَ، فَإِذَا بَلَغْتُمْ ذُرْوَتَهُ، فَإِنْ رَجَعَ عَنْ دِينِهِ، وَإِلَّا فَاطْرَحُوهُ، فَذَهَبُوا بِهِ فَصَعِدُوا بِهِ الْجَبَلَ، فَقَالَ: اللهُمَّ اكْفِنِيهِمْ بِمَا شِئْتَ، فَرَجَفَ بِهِمِ الْجَبَلُ فَسَقَطُوا، وَجَاءَ يَمْشِي إِلَى الْمَلِكِ، فَقَالَ لَهُ الْمَلِكُ: مَا فَعَلَ أَصْحَابُكَ؟ قَالَ: كَفَانِيهِمُ اللهُ، فَدَفَعَهُ إِلَى نَفَرٍ مِنْ أَصْحَابِهِ، فَقَالَ: اذْهَبُوا بِهِ فَاحْمِلُوهُ فِي قُرْقُورٍ، فَتَوَسَّطُوا بِهِ الْبَحْرَ، فَإِنْ رَجَعَ عَنْ دِينِهِ وَإِلَّا فَاقْذِفُوهُ، فَذَهَبُوا بِهِ، فَقَالَ: اللهُمَّ اكْفِنِيهِمْ بِمَا شِئْتَ، فَانْكَفَأَتْ بِهِمِ السَّفِينَةُ فَغَرِقُوا، وَجَاءَ يَمْشِي إِلَى الْمَلِكِ، فَقَالَ لَهُ الْمَلِكُ: مَا فَعَلَ أَصْحَابُكَ؟ قَالَ: كَفَانِيهِمُ اللهُ، فَقَالَ لِلْمَلِكِ: إِنَّكَ لَسْتَ بِقَاتِلِي حَتَّى تَفْعَلَ مَا آمُرُكَ بِهِ، قَالَ: وَمَا هُوَ؟ قَالَ: تَجْمَعُ النَّاسَ فِي صَعِيدٍ وَاحِدٍ، وَتَصْلُبُنِي عَلَى جِذْعٍ، ثُمَّ خُذْ سَهْمًا مِنْ كِنَانَتِي، ثُمَّ ضَعِ السَّهْمَ فِي كَبِدِ الْقَوْسِ، ثُمَّ قُلْ: بِاسْمِ اللهِ رَبِّ الْغُلَامِ، ثُمَّ ارْمِنِي، فَإِنَّكَ إِذَا فَعَلْتَ ذَلِكَ قَتَلْتَنِي، فَجَمَعَ النَّاسَ فِي صَعِيدٍ وَاحِدٍ، وَصَلَبَهُ عَلَى جِذْعٍ، ثُمَّ أَخَذَ سَهْمًا مِنْ كِنَانَتِهِ، ثُمَّ وَضَعَ السَّهْمَ فِي كَبْدِ الْقَوْسِ، ثُمَّ قَالَ: بِاسْمِ اللهِ، رَبِّ الْغُلَامِ، ثُمَّ رَمَاهُ فَوَقَعَ السَّهْمُ فِي صُدْغِهِ، فَوَضَعَ يَدَهُ فِي صُدْغِهِ فِي مَوْضِعِ السَّهْمِ فَمَاتَ، فَقَالَ النَّاسُ: آمَنَّا بِرَبِّ الْغُلَامِ، آمَنَّا بِرَبِّ الْغُلَامِ، آمَنَّا بِرَبِّ الْغُلَامِ، فَأُتِيَ الْمَلِكُ فَقِيلَ لَهُ: أَرَأَيْتَ مَا كُنْتَ تَحْذَرُ؟ قَدْ وَاللهِ نَزَلَ بِكَ حَذَرُكَ، قَدْ آمَنَ النَّاسُ، فَأَمَرَ بِالْأُخْدُودِ فِي أَفْوَاهِ السِّكَكِ، فَخُدَّتْ وَأَضْرَمَ النِّيرَانَ، وَقَالَ: مَنْ لَمْ يَرْجِعْ عَنْ دِينِهِ فَأَحْمُوهُ فِيهَا، أَوْ قِيلَ لَهُ: اقْتَحِمْ، فَفَعَلُوا حَتَّى جَاءَتِ امْرَأَةٌ وَمَعَهَا صَبِيٌّ لَهَا فَتَقَاعَسَتْ أَنْ تَقَعَ فِيهَا، فَقَالَ لَهَا الْغُلَامُ: يَا أُمَّهْ اصْبِرِي فَإِنَّكِ عَلَى الْحَقِّ".
Profeti ﷺ tregoi se në mesin e popujve që ishin para nesh ishte një mbret, dhe ai kishte një magjistar. Kur magjistari u plak, i tha mbretit: Unë jam plakur, prandaj më dërgo një djalosh që t'ia mësoj magjinë. Mbreti i dërgoi atij një djalosh për ta mësuar. Në rrugën e djaloshit, kur shkonte te magjistari, gjendej një murg. Ai u ul pranë tij një herë dhe dëgjoi fjalët e tij, të cilat i pëlqyen. Kështu, sa herë që shkonte te magjistari, kalonte nga murgu dhe ulej pranë tij. E kur mbërrinte te magjistari, ky e rrihte për shkak të vonesës. Ai iu ankua për këtë murgut, i cili i tha: “Nëse i frikësohesh magjistarit, thuaj: ‘Më mbajti familja ime’, dhe nëse i frikësohesh familjes sate, thuaj: ‘Më mbajti magjistari’.” Ndërsa vazhdonte kështu, ai hasi në një kafshë të madhe që i kishte penguar njerëzit të kalonin, dhe tha: “Sot do ta mësoj nëse është më i mirë magjistari apo murgu.” Ai mori një gur dhe tha: "O Allah, nëse çështja e murgut është më e dashur tek Ti sesa çështja e magjistarit, atëherë vrite këtë bishë që të kalojnë njerëzit!" Ai e gjuajti atë dhe e vrau, dhe njerëzit kaluan. Pastaj shkoi te murgu dhe i tregoi, e murgu i tha: “O biri im, sot ti je më i mirë se unë. Çështja jote ka arritur aty ku po e shoh dhe, me të vërtetë, ti do të sprovohesh. E, nëse sprovohesh, mos trego për mua.” Djaloshi shëronte të verbrit dhe të zgjebosurit, si dhe i mjekonte njerëzit nga të gjitha sëmundjet e tjera me lejen e Allahut. Këtë e dëgjoi një shoqërues i mbretit, i cili kishte humbur shikimin. Ai erdhi tek ai me dhurata të shumta dhe i tha djaloshit: Të gjitha dhuratat që janë këtu janë për ty, nëse ti më shëron. Ai tha: "Unë nuk shëroj askënd, por shëron vetëm Allahu. Nëse ti beson në Allahun, unë do t'i lutem Allahut dhe Ai do të të shërojë." Kështu, ai besoi në Allahun dhe Allahu e shëroi. Më pas erdhi te mbreti dhe u ul pranë tij ashtu siç ulej më parë. Mbreti i tha: "Kush ta ktheu shikimin?" Tha: “Zoti im.” Tha: “A ke zot tjetër pos meje?” Tha: Zoti im dhe Zoti yt është Allahu. Ai e kapi dhe vazhdoi ta torturonte derisa tregoi për djaloshin. Atëherë e sollën djaloshin dhe mbreti i tha: "O biri im, magjia jote ka arritur në atë shkallë sa të shërosh të verbërin dhe të zgjebosurin, dhe të bësh këtë e atë." Ai tha: "Unë nuk shëroj askënd, vetëm Allahu shëron." Pastaj ai e kapi dhe vazhdoi ta torturonte derisa tregoi për murgun. U soll murgu dhe iu tha: “Hiq dorë nga feja jote!”, por ai refuzoi. Atëherë kërkoi një sharrë, ia vendosi në mes të kokës dhe e ndau përgjysmë. Pastaj u soll shoqëruesi i mbretit dhe iu tha: “Hiq dorë nga feja jote!”, por ai refuzoi, andaj iu vendos sharra në mes të kokës dhe u nda përgjysmë. Pastaj, u soll djaloshi dhe iu tha: “Hiq dorë nga feja jote”, por ai refuzoi, kështu që ia dorëzoi disa burrave (ushtarëve) nga njerëzit e tij, midis tre dhe dhjetë vetash. Ai tha: “Çojeni atë në filan mal, ngjituni me të në mal dhe kur të arrini në majë të tij, nëse heq dorë nga feja e tij (lëreni), përndryshe hidheni!” Ata shkuan me të dhe u ngjitën me të në mal. Djaloshi tha: “O Allah, më mjafto kundër tyre me çfarë të duash!”, kështu mali u drodh me ta dhe u lëkund fuqishëm e ata ranë, dhe ai shkoi tek mbreti duke ecur. Atëherë mbreti i tha: "Çfarë bënë shokët e tu?" Ai tha: "Allahu më mbrojti prej tyre." Kështu, ai ia dorëzoi një grupi prej shokëve të tij dhe u tha: “Shkoni me të, hipeni në një anije të vogël dhe dilni me të në mes të detit. Nëse heq dorë nga feja e tij (mirë), përndryshe hidheni në det”. Dhe kështu, ata e morën atë, dhe ai tha: “O Allah, më shpëto prej tyre ashtu si të duash!” Anija u përmbys me ta dhe ata u fundosën, kurse ai erdhi duke ecur te mbreti. Ai tha: "Allahu më mbrojti prej tyre." Djaloshi i tha mbretit: "Ti nuk mund të më vrasësh derisa të bësh atë që të urdhëroj." - E çfarë është ajo? - tha ai. Ai tha: “Mblidhi njerëzit në një fushë të hapur dhe më kryqëzo në trungun e një peme, pastaj merr një shigjetë nga strajca ime, pastaj vendose shigjetën në dorezën e harkut, pastaj thuaj: ‘Me emrin e Allahut, Zotit të djaloshit!’, pastaj më qëllo. Nëse e bën këtë, atëherë do të më vrasësh.” Kështu, ai i mblodhi njerëzit në një vend të vetëm, e kryqëzoi atë në një trung, pastaj mori një shigjetë nga strajca e tij, pastaj e vendosi shigjetën në mes të harkut, pastaj tha: “Me emrin e Allahut, Zotit të djaloshit!”, pastaj e qëlloi, dhe shigjeta e goditi në mollëz të fytyrës, mes syrit dhe veshit. Ai vendosi dorën e tij në mollëz, në vendin e shigjetës, dhe vdiq. Atëherë njerëzit thanë: “Ne besojmë në Zotin e djaloshit, ne besojmë në Zotin e djaloshit, ne besojmë në Zotin e djaloshit.” Atëherë i shkuan mbretit dhe i thanë: “A e pe atë që i frikësoheshe?” “Pasha Allahun, të paska gjetur ajo prej së cilës kishe frikë: njerëzit po e ndjekin djaloshin dhe që të gjithë kanë besuar në Zotin e tij. Atëherë, ai urdhëroi të hapeshin në tokë hendeqe të mëdha e të gjata nëpër hyrjet e rrugëve dhe ndezi e flakëroi zjarre në to, e pastaj tha: “Kush nuk heq dorë nga feja e tij, hidheni në to!” Ata vepruan ashtu siç i urdhëroi mbreti, derisa erdhi një grua, e cila kishte me vete foshnjën e saj. Ajo u ndal dhe mbeti në vend, duke hezituar të futej në zjarr, ndërsa foshnja e saj i tha:” Oj nëna ime, duro, se vërtet, ti je në të vërtetën.
Pohimi i kerameteve (nderimit dhe dhuntisës së jashtëzakonshme) të miqve të Allahut, e prej tyre është vrasja e kafshës së madhe me gjuajtjen e djaloshit, pranimi i lutjes së djaloshit dy herë dhe të folurit e foshnjës së gjirit.
Ndihma për atë që mbështetet tek Allahu i Lartësuar.
Në hadith del në pah vlera e lartë e durimit dhe e qëndrueshmërisë në fe.
Urtësia e të mësuarit në moshë të re, sepse i riu zakonisht mëson përmendsh më shpejt sesa i moshuari.
Fuqia e besimit të këtij djaloshi dhe fakti që ai nuk u lëkund nga besimi i tij e as nuk e ndryshoi atë.
Allahu i Lartmadhërishëm i përgjigjet lutjes së nevojtarit nëse ai e lut.
Njeriut i lejohet të rrezikojë vetveten për një interes të përgjithshëm të muslimanëve, sepse ky djalosh i tregoi mbretit mënyrën se si ta vriste, duke shkaktuar kështu vdekjen e vetvetes, e cila ishte: të merrte një shigjetë nga strajca e tij, ta vendoste në mesin e harkut dhe të thoshte: ‘Me emrin e Allahut, Zotit të djaloshit.’
Lejohet të gënjehet në luftë dhe në raste të ngjashme, si dhe për shpëtimin e jetës nga shkatërrimi.
Besimtari sprovohet se sa e ka besimin e vërtetë dhe sa është i qëndrueshëm për ta thënë të vërtetën, edhe nëse puna arrin deri në humbjen e jetës së tij.
Sakrifica në rrugën e thirrjes tek Allahu dhe për ta shpërfaqur të vërtetën.
Zemrat e robërve janë në dorën e Allahut, Ai udhëzon kë të dojë dhe humb kë të dojë; kështu u udhëzua djaloshi, ndërsa gjendej në prehrin e magjistarit dhe nën kujdesin e mbretit të dështuar.
Është e lejuar t'i kërkohet Allahut të Lartësuar që t'i tregojë robit një shenjë, me të cilën të njohë të saktën dhe të arrijë bindjen.
Besimtarët e vënë gjithçka që u ka dhënë Allahu dhe me të cilat i ka begatuar, në shërbim të fesë së Tij dhe të thirrjes në rrugën e Tij.
Shkaqet e shkatërrimit janë në dorë të Allahut, nëse Ai do, i bën ato të ndodhin dhe nëse do, i ndërpret.
Jobesimtarëve nuk u mungojnë argumentet dhe provat për të besuar, por shkaku i mosbesimit të tyre është kokëfortësia dhe mendjemadhësia.
Tiranët dhe zullumqarët janë të gatshëm t'i vrasin të gjithë njerëzit, për të mbetur në kënaqësiitë e kësaj bote, në të cilat gjenden.
Allahu i ndëshkon ata që kanë bërë zullum prej nga nuk e presin, ngase njerëzit besuan në Zotin e djaloshit kur panë qëndrueshmërinë e tij, sinqeritetin e thirrjes së tij dhe se nuk i frikësohej në rrugë të Allahut qortimit të asnjë qortuesi.
Ka pasur edhe të tjerë që kanë folur në djep përveç Mesihut (Isait, alejhi selam), dhe ky hadith shpjegon fjalën e të Dërguarit të Allahut ﷺ: “Nuk ka folur askush në djep përpos tre vetave...”, duke i përmendur ata dhe duke i kufizuar vetëm te bijtë e Izraelit, e jo te të tjerët.
Sahihu i Muslimit (4/ 2299) (3005).
Më shumë (10)
بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.
لسليم الهلالي (1/ 86).
تطريز رياض الصالحين.
لفيصل آل مبارك (ص39).
كنوز رياض الصالحين.
لمجموعة من الباحثين (1/ 412).
شرح رياض الصالحين.
لابن عثيمين (1/ 210).
نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.
لمجموعة من الباحثين (1/ 62).