Skip to content

Vërtet, nuk i takon askujt të dënojë me zjarr, përveç Zotit të Zjarrit.

Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:

“Teksa ishim me të Dërguarin e Allahut ﷺ në një udhëtim, ai u largua për të kryer nevojën e tij. Ne pamë një zog me dy të vegjlit e tij dhe ia morëm ata. Zogu erdhi dhe filloi të rrihte krahët. Atëherë erdhi Profeti ﷺ dhe tha: “Kush e ka pikëlluar këtë zog për të vegjlit e tij? Kthejani atij të vegjlit!” Ai pa edhe një fole milingonash që e kishim djegur dhe tha: “Kush e dogji këtë?” - Ne, - i thamë. - “Askujt nuk i takon të dënojë me zjarr, përveç Zotit të Zjarrit”, - tha ai.

كُنَّا مَعَ رَسُولِ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فِي سَفَرٍ، فَانْطَلَقَ لِحَاجَتِهِ، فَرَأَيْنَا حُمَّرَةً مَعَهَا فَرْخَانِ، فَأَخَذْنَا فَرْخَيْهَا، فَجَاءَتِ الْحُمَرَةُ فَجَعَلَتْ تَفْرِشُ، فَجَاءَ النَّبِيُّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فَقَالَ: «مَنْ فَجَعَ هَذِهِ بِوَلَدِهَا؟ رُدُّوا وَلَدَهَا إِلَيْهَا»، وَرَأَى قَرْيَةَ نَمْلٍ قَدْ حَرَّقْنَاهَا، فَقَالَ: «مَنْ حَرَّقَ هَذِهِ؟» قُلْنَا: نَحْنُ. قَالَ: «إِنَّهُ لَا يَنْبَغِي أَنْ يُعَذِّبَ بِالنَّارِ إِلَّا رَبُّ النَّارِ».

Transmeton Ebu Davudi.
Sahih
Shpjegimi

Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se ishin me Profetin ﷺ në një udhëtim. Ai ﷺ u largua për të kryer nevojën e tij, ndërkohë shokët e tij gjetën një zog me dy të vegjlit e tij dhe ia morën ata. Atëherë zogu filloi të shtrijë dhe të hapë krahët i frikësuar për humbjen e të vegjëlve. Më pas erdhi Profeti ﷺ dhe tha: Kush e brengosi dhe e frikësoi atë duke ia marrë të vegjlit e saj?! Pastaj urdhëroi që t'i ktheheshin asaj. Më pas pa një fole milingonash që ishte djegur me zjarr dhe Profeti ﷺ tha: "Kush e dogji këtë?" Disa nga shokët e tij thanë: "Ne." Ai u tha: "Nuk i lejohet askujt të dënojë një të gjallë me zjarr, përveç Allahut, Krijuesit të tij."

Mësime nga hadithi

Lejueshmëria e ruajtjes që të mos shihesh për kryerjen e nevojës.

Ndalimi i torturimit të kafshëve me marrjen e të vegjëlve të tyre.

Ndalimi i djegies së milingonave dhe insekteve me zjarr.

Nxitja për dhembshuri dhe mëshirë ndaj kafshëve, dhe pararendja e Islamit në këtë.

Mëshira e Profetit Muhamed ﷺ me kafshët.

Ndëshkimi me zjarr është diçka që i përket vetëm Zotit të Plotfuqishëm e të Madhërishëm.

Referencat

Suneni i Ebu Davudit (4/ 309) (2675).

Më shumë (8)

نزهة المتقين.

لمجموعة من الباحثين (2/ 1105).

كنوز رياض الصالحين.

لمجموعة من الباحثين (19/ 150).

بهجة الناظرين.

لسليم الهلالي (3/ 120).

شرح رياض الصالحين.

لابن عثيمين (6/ 300).