"Lexuesit të Kuranit do t’i thuhet (në Ditën e Gjykimit): "Lexo dhe ngrihu (shkallëve të Xhenetit), lexo drejt dhe bukur, siç ke lexuar në dynja, se vendi yt është në ajetin e fundit që e lexon.”
Abdullah ibën Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
"Lexuesit të Kuranit do t’i thuhet (në Ditën e Gjykimit): "Lexo dhe ngrihu (shkallëve të Xhenetit), lexo drejt dhe bukur, siç ke lexuar në dynja, se vendi yt është në ajetin e fundit që e lexon.”
«يقالُ لصاحبِ القرآن: اقرَأ وارتَقِ، ورتِّل كما كُنْتَ ترتِّل في الدُنيا، فإن منزِلَكَ عندَ آخرِ آية تقرؤها».
Profeti ﷺ në këtë hadith tregoi se lexuesit të Kuranit, i cili e jetëson atë e në vazhdimësi e lexon dhe e mëson përmendsh, kur të hyjë në Xhenet, do t'i thuhet: "Lexoje Kuranin dhe ngrihu përmes kësaj në shkallët e Xhenetit, si dhe lexoje drejt e bukur, ashtu siç e ke lexuar në dynja me kujdes dhe me qetësi, se vendi yt është në ajetin e fundit që lexon."
...:
Shpërblimi, sa i përket sasisë dhe cilësisë, është në varësi të veprave.
Inkurajimi për të lexuar Kuran, për ta perfeksionuar, për ta mësuar përmendsh, për ta medituar dhe për të vepruar sipas tij.
Xheneti ka shumë shkallë e grada dhe shkallët më të larta do t'i arrijë lexuesi i Kuranit.
Suneni i Ebu Davudit (2/ 592) (1464).
Suneni i Tirmidhiut (5/ 35) (2914).
Musnedi i Ahmedit (11/ 403) (6799).
Es-Sunen el-Kubra i Nesaiut (7/ 272) (8002).
Më shumë (3)
معالم السنن (1/290).
تحفة الأحوذي (8/187).
عون المعبود وحاشية ابن القيم (4/ 237).