"Njëherë, një person hëngri me dorën e majtë në prani të të Dërguarit të Allahut ﷺ, e ai i tha: - “Ha me të djathtën!” - Nuk mundem, - ia ktheu ai. - “Mos mundsh!”
Seleme ibën Ekvai (Allahu qoftë i kënaqur me të) tregon:
"Njëherë, një person hëngri me dorën e majtë në prani të të Dërguarit të Allahut ﷺ, e ai i tha: - “Ha me të djathtën!” - Nuk mundem, - ia ktheu ai. - “Mos mundsh!” - tha Profeti ﷺ. E ndaloi mendjemadhësia nga kjo dhe kështu më s'mundi ta ngrejë deri te goja."
أَنَّ رَجُلًا أَكَلَ عِنْدَ رَسُولِ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ بِشِمَالِهِ، فَقَالَ: «كُلْ بِيَمِينِكَ»، قَالَ: لَا أَسْتَطِيعُ، قَالَ: «لَا اسْتَطَعْتَ»، مَا مَنَعَهُ إِلَّا الْكِبْرُ، قَالَ: فَمَا رَفَعَهَا إِلَى فِيهِ.
Profeti ﷺ pa një njeri duke ngrënë me dorën e majtë, kësisoj e urdhëroi të hante me dorën e djathtë. Ky njeri u përgjigj me mendjemadhësi dhe rrejshëm tha se nuk mundej! Prandaj, Profeti ﷺ u lut kundër tij që të privohej nga të ngrënët me dorën e djathtë. Kësisoj Allahu iu përgjigj lutjes së Profetit të Tij, kur ja, dora e tij e djathtë u paralizua, kështu që nuk mund ta ngrinte deri te goja pas kësaj, as për ushqim, as për pije.
...:
Është obligim ngrënia me të djathtën dhe është haram ngrënia me të majtën.
Ai që tregohet mendjemadh kundrejt jetësimit të vendimeve fetare e meriton ndëshkimin.
Nderimi i Allahut për Profetin e Tij, Muhamedin ﷺ, duke iu përgjigjur lutjes së tij.
Përligjja e urdhërimit për mirë dhe ndalimit të së keqes në çdo situatë, edhe gjatë ngrënies.
Sahihu i Muslimit (3/ 1599) (2021).
Më shumë (6)
بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.
لسليم الهلالي (1/ 239).
نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.
لمجموعة من الباحثين (1/ 183).
كنوز رياض الصالحين.
لمجموعة من الباحثين (3/ 396).