Skip to content

“Besimtari nuk është fyes e as mallkues i madh, as i pandershëm e as fjalëndyrë.”

Abdullah ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Besimtari nuk është fyes e as mallkues i madh, as i pandershëm e as fjalëndyrë.”

«لَيْسَ الْمُؤْمِنُ بِالطَّعَّانِ وَلاَ اللَّعَّانِ وَلاَ الفَاحِشِ وَلاَ البَذِيءِ».

Transmeton Tirmidhiu.
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ tregoi në këtë hadith se nuk i ka hije një besimtari besimplotë që t'i poshtërojë njerëzit në lidhje me prejardhjen e tyre, as të ofendojë e të mallkojë shpesh, e as të jetë i pandershëm në vepra ose fjalë, e të mos ketë turp fare.

Mësime nga hadithi

Mohimi i besimit në tekstet e fesë mund të jetë vetëm për shkak të një veprimi të ndaluar ose braktisjes së një obligimi.

Inkurajimi për ruajtjen e gjymtyrëve dhe mbrojtjen e tyre nga e keqja, veçanërisht gjuhën.

Sindiu ka thënë: "Përdorimi i formës së ekzagjeruar në këtë hadith në fjalët: "ofendon shumë" dhe: "mallkon shumë", tregon se, nëse ofendimi dhe mallkimi ndodhin nga besimtari pak ose ndonjëherë ndaj atyre që i meritojnë këto gjëra, kjo nuk e nënkupton që thënësi i këtyre fjalëve të mos quhet edhe më tej besimtar."

Referencat

Suneni i Tirmidhiut (3/ 520) (1977).

Më shumë (2)

تحفة الأحوذي (6/ 95).

مجموع الفتاوى (12/ 478).