Skip to content

“Kur besimtari merret në pyetje në varr, deklaron se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut

Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Kur besimtari merret në pyetje në varr, deklaron se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, gjë që e përshkruan ajeti: “Allahu i forcon besimtarët me fjalë të qëndrueshme në këtë botë dhe në botën tjetër...” (Ibrahim, 27)

«المُسْلِمُ إِذَا سُئِلَ فِي القَبْرِ: يَشْهَدُ أَنْ لاَ إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ وَأَنَّ مُحَمَّدًا رَسُولُ اللَّهِ»، فَذَلِكَ قَوْلُهُ: {يُثَبِّتُ اللَّهُ الَّذِينَ آمَنُوا بِالقَوْلِ الثَّابِتِ فِي الحَيَاةِ الدُّنْيَا وَفِي الآخِرَةِ} [إبراهيم: 27].

Muttefek alejhi
Sahih
Shpjegimi

Besimtari pyetet në varr nga dy melekët e ngarkuar për ta bërë këtë. Ata quhen "Munkeri dhe Nekiri". Emrat e tyre përmenden në disa hadithe profetike. Ai deklaron se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut. Profeti ﷺ tregoi se kjo është fjala e qëndrueshme, për të cilën Allahu thotë: “Allahu i forcon besimtarët me fjalë të qëndrueshme në këtë botë dhe në botën tjetër...” (Ibrahim, 27)

Mësime nga hadithi

Pyetjet e varrit janë hak - të vërteta.

Allahu i begaton robërit e Tij besimtarë në këtë botë dhe në botën tjetër, duke i forcuar për ta thënë fjalën e qëndruesheme (dëshminë islame - shehadetin).

Vlera e dëshmisë së teuhidit (shehadetit) dhe vdekja duke e respektuar atë.

Allahu e forcon besimtarin në këtë botë duke e bërë të qëndrueshëm në besim dhe duke ia mundësuar të ecë në rrugën e drejtë dhe në çastet e vdekjes e bën të vdesë me teuhid (besim të pastër) dhe e forcon në varr kur të merret në pyetje nga dy melekët.

Referencat

Sahihu i Buhariut (6/ 80) (4699).

Sahihu i Muslimit (4/ 2201) (2871).

Më shumë (4)

بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.

لسليم الهلالي (1/ 498).

نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.

لمجموعة من الباحثين (1/ 386).