Skip to content

“Cilido prej jush që zgjohet në mëngjes i shëndetshëm në trupin e tij, i sigurt në shtëpinë e tij dhe ka ushqimin e ditës së tij, është sikur t’i jetë dhënë e gjithë bota.”

Ubejdullah ibn Mihsan Ensari (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Cilido prej jush që zgjohet në mëngjes i shëndetshëm në trupin e tij, i sigurt në shtëpinë e tij dhe ka ushqimin e ditës së tij, është sikur t’i jetë dhënë e gjithë bota.”

«مَنْ أَصْبَحَ مِنْكُمْ مُعَافى فِي جَسَدِهِ، آمِنًا فِي سِرْبِهِ، عِنْدَهُ قُوتُ يَوْمِهِ، فَكَأَنَّمَا حِيزَتْ لَهُ الدُّنْيَا».

Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe.
Hasen
Shpjegimi

Profeti ﷺ njoftoi se kushdo prej jush, o muslimanë, që zgjohet në mëngjes i shëndetshëm në trup, i ruajtur nga sëmundjet dhe lëndimet, i sigurt për veten, familjen, ata që i ka nën pronësi dhe rrugën e tij, pa pasur frikë, dhe ka furnizimin hallall të mjaftueshëm për atë ditë, është sikur t’i jetë mbledhur e gjithë bota.

Mësime nga hadithi

Ky hadithi sqaron se njeriu medoemos ka nevojë për shëndet, siguri dhe furnizim.

Robi duhet ta falënderojë Allahun e Lartësuar dhe të tregojë mirënjohje për këto begati.

Inkurajimi për të qenë i kënaqur me atë që të është dhënë dhe për të qenë asket ndaj kësaj bote.

Referencat

Suneni i Tirmidhiut (4/ 167) (2346).

Suneni i Ibn Maxhes (5/ 253) (4141).

Më shumë (4)

بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.

لسليم الهلالي (1/ 570).

التنوير شرح الجامع الصغير.

لمحمد الصنعاني (10/ 110).