Skip to content

Atij që i lindin vajza dhe i edukon mirë ato, do t'i bëhen mburojë kundrejt Zjarrit.

Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), bashkëshortja e Profetit ﷺ tregon:

“Një grua me dy vajza erdhi tek unë për të lypur, mirëpo, përveç një hurme, nuk kisha asgjë (për t'i dhënë), andaj ia dhashë. Ajo ua ndau atë të bijave (vetë nuk hëngri asgjë), pastaj u ngrit dhe shkoi. Kur erdhi Profeti ﷺ, i tregova, e ai tha: “Atij që i lindin vajza dhe i edukon mirë ato, do t'i bëhen mburojë kundrejt Zjarrit.”

جَاءَتْنِي امْرَأَةٌ مَعَهَا ابْنَتَانِ تَسْأَلُنِي، فَلَمْ تَجِدْ عِنْدِي غَيْرَ تَمْرَةٍ وَاحِدَةٍ، فَأَعْطَيْتُهَا فَقَسَمَتْهَا بَيْنَ ابْنَتَيْهَا، ثُمَّ قَامَتْ فَخَرَجَتْ، فَدَخَلَ النَّبِيُّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فَحَدَّثْتُهُ، فَقَالَ: «مَنْ يَلِي مِنْ هَذِهِ البَنَاتِ شَيْئًا، فَأَحْسَنَ إِلَيْهِنَّ، كُنَّ لَهُ سِتْرًا مِنَ النَّارِ».

Muttefek alejhi
Sahih
Shpjegimi

Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një grua erdhi tek ajo me dy vajzat e saj, duke i kërkuar t'i jepte diçka për të ngrënë. Por, Aishja nuk gjeti pranë vetes asgjë tjetër veç një hurme të vetme dhe ia dha asaj. Gruaja e ndau hurmën mes dy vajzave të saj dhe nuk hëngri asgjë prej saj, pastaj u ngrit dhe doli. Më pas hyri Profeti ﷺ dhe Aishja i tregoi atij, e ai tha: Kushdo që merr përsipër kujdesin e ndonjë prej këtyre vajzave, sillet mirë me to, i edukon, i ushqen, u jep të pijnë, i vesh dhe bën durim për këtë, ato do të jenë për të mbulesë dhe mburojë nga Zjarri.

Mësime nga hadithi

Kujdesi për vajzat dhe përpjekja për to është prej veprave më të mira që largojnë nga Zjarri.

Është e pëlqyeshme që njeriu të japë sadaka me atë që ka mundësi, qoftë dhe e vogël.

Dhembshuria e thellë e prindërve ndaj fëmijëve të tyre.

Sqarimi i gjendjes së shtëpive të të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe se furnizimi i tij ishte modest.

Sqarim i vlerës së altruizmit dhe se ai është prej tipareve të besimtarëve, kështu, Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i dha përparësi asaj gruaje dhe dy vajzave të saj para vetes, dhe kjo tregon bujarinë dhe fisnikërinë e saj, pavarësisht nevojës së saj të madhe.

Dhurimi i vajzave është quajtur sprovë, për shkak të vështirësisë dhe lodhjes në kujdesin ndaj tyre, ose sepse disa njerëz i urrejnë ato, ose ngase në të shumtën e rasteve ato nuk kanë burim fitimi dhe jetese.

Islami erdhi për të çrrënjosur zakonet e shëmtuara të xhahilijetit, dhe prej kësaj është fakti se porositi (të kujdesemi për) vajzat.

Ky shpërblim arrihet qoftë edhe për një vajzë të vetme, siç përmendet në disa transmetime.

Referencat

Sahihu i Buhariut (8/ 7) (5995).

Sahihu i Muslimit (4/ 2027) (2629).

Më shumë (10)

بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.

لسليم الهلالي (1/ 353).

تطريز رياض الصالحين.

لفيصل آل مبارك (ص199).

كنوز رياض الصالحين.

لمجموعة من الباحثين (5/ 151).

شرح رياض الصالحين.

لابن عثيمين (3/ 106).

نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.

لمجموعة من الباحثين (1/ 277).