Skip to content

"Kur takohen dy muslimanë dhe i shtrëngojnë duart, u falen mëkatet para se të ndahen.”

Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

"Kur takohen dy muslimanë dhe i shtrëngojnë duart, u falen mëkatet para se të ndahen.”

«مَا مِنْ مُسْلِمَيْنِ يَلْتَقِيَانِ فَيَتَصَافَحَانِ إِلَّا غُفِرَ لَهُمَا قَبْلَ أَنْ يَفْتَرِقَا».

Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
Sahih bi muxhmui turukihi
Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith tregoi se dy muslimanë, kur takohen në rrugë ose diku tjetër, dhe njëri i jep tjetrit selam me shtrëngim duarsh, atyre u falen mëkatet para se të ndahen, qoftë fizikisht apo pas mbarimit të shtrëngimit të duarve.

Mësime nga hadithi

Shtrëngimi i duarve gjatë takimit është i pëlqyer dhe i rekomanduar.

Munaviu ka thënë: "Suneti përmbushet duke e vendosur dorën e djathtë në dorën e djathtë (të tjetrit), kur nuk ka ndonjë pengesë."

Ky hadith inkurajon përhapjen e përshëndetjes me selam dhe tregon shpërblimin e madh që merr muslimani kur shtrëngon dorën e vëllait të tij musliman.

Shtrëngimi i duarve të ndaluara, siç është shtrëngimi i dorës me një grua të huaj (me të cilën nuk lejohet kontakti), përjashtohet nga kuptimi i këtij hadithi.

Referencat

Suneni i Ebu Davudit (7/ 502) (5212).

Suneni i Tirmidhiut (4/ 447) (2727).

Suneni i Ibn Maxhes (4/ 654) (3703).

Musnedi i Ahmedit (30/ 517) (18547).

Më shumë (4)

بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.

لسليم الهلالي (2/ 152).

نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.

لمجموعة من الباحثين (1/ 680).