Skip to content

se Profeti (paqja qoftë mbi të!) në lidhje me ensarët ka thënë: “Ata i do vetëm besimtari dhe i urren vetëm hipokriti. Atë që i do ata, e do Allahu dhe atë që i urren ata, e urren Allahu.”

Nga Berau (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet

se Profeti (paqja qoftë mbi të!) në lidhje me ensarët ka thënë: “Ata i do vetëm besimtari dhe i urren vetëm hipokriti. Atë që i do ata, e do Allahu dhe atë që i urren ata, e urren Allahu.”

عَنِ النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ أَنَّهُ قَالَ فِي الْأَنْصَارِ: «لَا يُحِبُّهُمْ إِلَّا مُؤْمِنٌ، وَلَا يُبْغِضُهُمْ إِلَّا مُنَافِقٌ، مَنْ أَحَبَّهُمْ أَحَبَّهُ اللهُ وَمَنْ أَبْغَضَهُمْ أَبْغَضَهُ اللهُ».

Muttefek alejhi
Sahih
Shpjegimi

Profeti (paqja qoftë mbi të!) ka treguar se dashuria për ensarët e popullit të Medines është tregues i përsosurisë së besimit. Kjo, për arsye se ata ishin të parët që e mbështetën Islamin dhe Profetin (paqja qoftë mbi të!), i ofruan strehë muslimanëve dhe dhanë pasurinë dhe jetën e tyre në rrugën e Allahut. Ndërsa urrejtja ndaj tyre është tregues i hipokrizisë. Mandej Profeti (paqja qoftë mbi të!) shpjegoi se Allahu e do atë që i do ensarët dhe e urren ata që i urren ensarët.

Kuptimet e fjalëve

...:

Mësime nga hadithi

Në këtë hadith gjendet një vlerë madhore e ensarëve; dashuria për ta është shenjë e besimit dhe garanci ndaj hipokrizisë.

Dashuria për miqtë e Allahut dhe përkrahja e tyre është shkak për dashurinë e Allahut ndaj njeriut.

Meritat e atyre që hynë të parët në Islam.

Referencat

Sahihu i Buhariut (5/ 32) (3783).

Sahihu i Muslimit (1/ 85) (75).

Më shumë (9)

بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.

لسليم الهلالي (1/ 447).

تطريز رياض الصالحين.

لفيصل آل مبارك (ص257).

كنوز رياض الصالحين.

لمجموعة من الباحثين (6/ 258).

شرح النووي على مسلم (2/ 63).

نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.

مجموعة من الباحثين (1/ 350).