Skip to content

Nuk kam parë askënd me flokë deri në supe më të pashëm në një veshje të kuqe sesa i Dërguari i Allahut ﷺ

Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:

"Nuk kam parë askënd me flokë deri në supe më të pashëm në një veshje të kuqe sesa i Dërguari i Allahut ﷺ. Flokët e tij i preknin shpatullat, kishte shpatulla të gjera dhe nuk ishte as i gjatë, as i shkurtër."

مَا رَأَيْتُ مِنْ ذِي لِمَّةٍ أَحْسَنَ فِي حُلَّةٍ حَمْرَاءَ مِنْ رَسُولِ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، شَعْرُهُ يَضْرِبُ مَنْكِبَيْهِ، بَعِيدَ مَا بَيْنَ الْمَنْكِبَيْنِ، لَيْسَ بِالطَّوِيلِ وَلَا بِالْقَصِيرِ.

Muttefek alejhi
Sahih
Shpjegimi

Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se nuk kishte parë askënd me flokë të gjatë që i arrinin deri në shpatulla, të veshur me rrobë të poshtme dhe të sipërme të zezë me vija të kuqe, më të bukur se i Dërguari i Allahut ﷺ, dhe se prej tipareve të tij fizike ishte se kishte shpatulla të gjera, gjoks të gjerë dhe kishte shtat mesatar, as i gjatë, as i shkurtër.

Mësime nga hadithi

Sqarimi i disa cilësive të bukura të Profetit ﷺ në pamjen e jashtme, si flokët e bukur, kraharori i gjerë, shtati i bukur, e të tjera.

Dashuria e sahabëve të nderuar (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) për Profetin ﷺ, saqë ata u tregonin dhe u përcillnin atyre që erdhën pas tyre virtytet dhe cilësitë e tij fizike e morale.

Referencat

Sahihu i Buhariut (4/ 188) (3551).

Sahihu i Muslimit (4/ 1818) (2337).

Më shumë (2)

تيسير العلام شرح عمدة الأحكام.

لعبد الله البسام (ص730).