Skip to content

"Vërtet Allahu do që të shfrytëzohen lehtësimet e Tij, ashtu siç do që të plotësohen obligimet e Tij."

Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

"Vërtet Allahu do që të shfrytëzohen lehtësimet e Tij, ashtu siç do që të plotësohen obligimet e Tij."

«إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ أَنْ تُؤْتَى رُخَصُهُ، كَمَا يُحِبُّ أَنْ تُؤْتَى عَزَائِمُهُ».

Transmeton Ibn Hibbani.
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se Allahu do që të shfrytëzohen lehtësimet që i ka ligjësuar, siç janë lehtësimet sa u përket vendimeve dhe ibadeteve, ku të ngarkuarit me obligime fetare i jepet lehtësim për shkak të arsyes, bie fjala, shkurtimi dhe bashkimi i namazit gjatë udhëtimit. Ai gjithashtu do që të plotësohet obligimet e Tij. Pra, ato që janë vaxhibe, sepse urdhri i Allahut në lidhje me lehtësimet dhe obligimet është i njëjtë.

Kuptimet e fjalëve

...:

Mësime nga hadithi

Mëshira e Allahut të Lartësuar ndaj robërve të Tij dhe se Ai do që të shfrytëzohen lehtësimet që i ka ligjësuar.

Përsosuria e kësaj feje dhe se ajo ia largon vështirësitë muslimanit.

Referencat

Sahihu i Ibn Hibanit (2/ 69) (354).

Më shumë (2)

فيض القدير (2/292).

نيل الأوطار (3/244).