Skip to content

Nëse do të durosh, do ta kesh Xhenetin, e, nëse do, e lus Allahun të të shërojë

Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon

se ai i tha Ata ibn Ebu Rabahut: “A të të tregoj një grua prej banorëve të Xhenetit?” Unë i thashë: “Po.” Ai tha: “Kjo grua e zezë erdhi te Profeti ﷺ dhe i tha: “Unë herë pas here alivanosem, rrjedhimisht zbulohem, andaj lute Allahun për mua!” Profeti ﷺ i tha: "Nëse do të durosh, do ta kesh Xhenetin, e, nëse do, e lus Allahun të të shërojë.” Ajo tha: “Do të duroj, pra. Por, unë zbulohem, andaj lute Allahun që të mos zbulohem.” Kështu, Profeti ﷺ u lut për të."

أنَّهُ قَالَ لعَطَاءِ بْنِ أَبِي رَبَاحٍ: أَلَا أُرِيكَ امْرَأَةً مِنْ أَهْلِ الْجَنَّةِ؟ قُلْتُ: بَلَى، قَالَ: هَذِهِ الْمَرْأَةُ السَّوْدَاءُ، أَتَتِ النَّبِيَّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، قَالَتْ: إِنِّي أُصْرَعُ وَإِنِّي أَتَكَشَّفُ، فَادْعُ اللهَ لِي، قَالَ: «إِنْ شِئْتِ صَبَرْتِ وَلَكِ الْجَنَّةُ، وَإِنْ شِئْتِ دَعَوْتُ اللهَ أَنْ يُعَافِيَكِ» قَالَتْ: أَصْبِرُ، قَالَتْ: فَإِنِّي أَتَكَشَّفُ فَادْعُ اللهَ أَنْ لَا أَتَكَشَّفَ، فَدَعَا لَهَا.

Muttefek alejhi
Sahih
Shpjegimi

Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) i ka thënë Ata ibn Ebu Rabahut: A dëshiron të të tregoj një grua që është banore e Xhenetit? Atai u përgjigj: ''Po!'' Ai tha: Kjo grua e zezë abisinase vajti te Profeti ﷺ dhe i tha: "Unë vuaj nga një sëmundje nga e cila rrëzohem/alivanosem dhe zbulohem, duke m'u shfaqur pjesë të trupit pa vetëdije, prandaj lute Allahun të më shërojë!" Ai tha: Nëse dëshiron, duro dhe për ty është Xheneti, e nëse dëshiron, i lutem Allahut të të shërojë. Kësisoj ajo tha: Do të bëj durim atëherë, dhe pastaj tha: "Lute Allahun që të mos zbulohem nëse rrëzohem!" Kështu, ai iu lut Allahut për të.

Mësime nga hadithi

Durimi gjatë sprovave në këtë botë të bën të fitosh Xhenetin.

Neveviu ka thënë: "Kjo tregon se për alivanosjen (epilepsinë) njeriu shpërblehet me shpërblimin më të plotë."

Dëlirësia dhe turpi i femrave të sahabëve, si dhe kujdesi i tyre për t'u mbuluar (Allahu qoftë i kënaqur me to!), sepse kjo grua më së shumti kishte frikë se mos i zbulohej diçka nga trupi i saj.

Ibn Haxheri ka thënë: "Kapja pas vështirësisë është më e mirë se kapja pas lehtësimit për atë që e di se ka fuqi në veten e tij dhe nuk dobësohet në zbatimin e vështirësisë."

Ibn Haxheri ka thënë: "Kjo tregon se mjekimi i të gjitha sëmundjeve përmes lutjes dhe strehimit tek Allahu është më efikas dhe më i dobishëm se mjekimi me barna, dhe se ndikimi i tij dhe reagimi i trupit ndaj tij është më i madh se ndikimi i barnave fizike. Por, kjo jep rezultat vetëm përmes dy gjërave: e para, nga ana e të sëmurit, e që është qëllimi i sinqertë; kurse e dyta, nga ana e mjekuesit, e që është forca e drejtimit të tij dhe forca e zemrës së tij përmes devotshmërisë dhe mbështetjes tek Allahu. Allahu e di më së miri."

Ibn Haxheri ka thënë: "Në të ka argument për lejimin e braktisjes së mjekimit."

Referencat

Sahihu i Buhariut (7/ 116) (5652).

Sahihu i Muslimit (4/ 1994) (2576).

Më shumë (4)

بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.

لسليم الهلالي (1/ 95).

شرح رياض الصالحين.

لابن عثيمين (1/ 235).