Skip to content

Nëse gjatë ditëve të ciklit gruaja sheh gjak një ditë dhe ditën tjetër nuk sheh asgjë, çfarë duhet të bëjë?

السؤال

Pyetja 1:

Nëse gjatë ditëve të ciklit gruaja sheh gjak një ditë dhe ditën tjetër nuk sheh asgjë, çfarë duhet të bëjë?

س15: إذا رأت المرأة في زمن عادتها يومًا دمًا، والذي يليه لا ترى الدم طيلة النهار، فماذا عليها أن تفعل؟

الجواب

Përgjigje:

Në dukje kjo ndërprerje që shfaqet gjatë ditëve të ciklit konsiderohet si pjesë e ciklit dhe jo pastrim nga cikli. Prandaj ajo duhet të vazhdojë të mos i bëjë ato veprime që nuk i bën femra me cikël.

Disa dijetarë kanë thënë: Nëse gruaja sheh një ditë gjak dhe ditën tjetër është e pastër, atëherë ditën që ka hemoragji konsiderohet e papastër, ndërsa ditën që nuk ka hemoragji konsiderohet e pastër, për sa kohë nuk plotëson 15-ditë.

Nëse plotëson 15-ditë, atëherë çfarë rrjedh më tej konsiderohet gjak istihadeje (gjak i çrregullt). Ky është edhe mendimi më i njohur në medh’hebin e Imam Ahmedit, Allahu e mëshiroftë.

ﺟ15: الظاهر أن هذا الطّهر أو اليبوسة التي حصلت لها في أيام حيضها تابعٌ للحيض، فلا يعتبر طهرًا، وعلى هذا فتبقى ممتنعةً ممّا تمتنع منه الحائض.

وقال بعض أهل العلم: من كانت ترى يومًا دمًا، ويومًا نقاءً، فالدم حيضٌ، والنقاء طهرٌ حتى يصل إلى خمسة عشر يومًا،

فإذا وصل إلى خمسة عشر يومًا صار ما بعده دم استحاضةٍ. وهذا هو المشهور من مذهب الإمام أحمد بن حنبلٍ رحمه الله.