“Allahu e lë zullumqarin të vazhdojë me zullumin e tij, që, kur ta dënojë, të mos shpëtojë
Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Allahu e lë zullumqarin të vazhdojë me zullumin e tij, që, kur ta dënojë, të mos shpëtojë”, pastaj e lexoi ajetin: “I tillë është dënimi i Zotit tënd, kur ndëshkon vendbanimet që bënin gjynahe. Me të vërtetë, dënimi i Tij është i dhembshëm dhe i ashpër.” (Hud, 102)
«إِنَّ اللهَ لَيُمْلِي لِلظَّالِمِ، حَتَّى إِذَا أَخَذَهُ لَمْ يُفْلِتْهُ» قَالَ: ثُمَّ قَرَأَ: «{وَكَذَلِكَ أَخْذُ رَبِّكَ إِذَا أَخَذَ الْقُرَى وَهِيَ ظَالِمَةٌ إِنَّ أَخْذَهُ أَلِيمٌ شَدِيدٌ}[هود: 102]»
Profeti ﷺ në këtë hadith tërheq vërejtjen nga vazhdimësia në padrejtësi përmes mëkatit, idhujtarisë dhe duke u bërë padrejtësi njerëzve në të drejtat e tyre. Allahu i Lartësuar i jep afat zullumqarit, e vonon e ia zgjat jetën dhe pasurinë, kështu që nuk ia përshpejton dënimin. E, nëse nuk pendohet, do ta dënojë dhe nuk do ta lërë, për shkak të padrejtësive të shumta që i ka bërë. Pastaj lexoi ajetin: “I tillë është dënimi i Zotit tënd, kur ndëshkon vendbanimet që bënin gjynahe. Me të vërtetë, dënimi i Tij është i dhembshëm dhe i ashpër.” (Hud, 102)
...:
Njeriu i mençur duhet të nxitojë të pendohet dhe nuk duhet të jetë i sigurt nga të papriturat e Allahut, nëse vazhdon në padrejtësi.
Allahu i Lartësuar u jep afat të padrejtëve dhe nuk shpejton për t'i dënuar, duke i afatizuar kështu, në mënyrë që t'ua shtojë dënimin, nëse nuk pendohen.
Padrejtësia është shkak që Allahu i dënon popujt.
Nëse Allahu shkatërron një qytet, ku mund të ketë njerëz të devotshëm, atëherë ata do të ringjallen në Ditën e Kiametit në atë gjendje devotshmërie që ishin, e nuk do të dëmtohen nëse i përfshin dënimi.
Sahihu i Buhariut (6/ 74) (4686).
Sahihu i Muslimit (4/ 1997) (2583).
Më shumë (10)
شرح رياض الصالحين.
لابن عثيمين (2/ 496).
بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.
لسليم الهلالي (1/ 303).
نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.
لمصطفى الخِن وغيره (1/ 231).
تطريز رياض الصالحين.
لفيصل آل مبارك (ص165).
مرقاة المفاتيح.
علي القاري (8/ 3200).