Familja e Muhamedit ﷺ nuk është ngopur me ushqim gruri tri net radhazi, që kur erdhi në Medinë e derisa ndërroi jetë.
Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
"Familja e Muhamedit ﷺ nuk është ngopur me ushqim gruri tri net radhazi, që kur erdhi në Medinë e derisa ndërroi jetë."
مَا شَبِعَ آلُ مُحَمَّدٍ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ مُنْذُ قَدِمَ المَدِينَةَ مِنْ طَعَامِ البُرِّ ثَلاَثَ لَيَالٍ تِبَاعًا، حَتَّى قُبِضَ.
Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se familja e Profetit ﷺ nuk u ngop me bukë gruri tri ditë të njëpasnjëshme, që kur erdhën në Medinë e derisa ai ndërroi jetë ﷺ.
Sqarim rreth mjeteve të pakta të jetesës së Profetit ﷺ dhe familjes së tij, sepse jeta e vërtetë është jeta e botës tjetër.
Ibn Haxheri ka thënë: "Ajo që duket është se arsyeja që ata në të shumtën e rasteve nuk ngopeshin ishte për shkak të sasisë së paktë të asaj që kishin; ndonëse nganjëherë ata edhe mund të gjenin, prapëseprapë u jepnin përparësi të tjerëve para vetes."
Sahihu i Buhariut (7/ 75) (5416).
Sahihu i Muslimit (4/ 2282) (2970).
Më shumë (2)
المفهم لما أشكل من تلخيص كتاب مسلم (7/ 129).
البحر المحيط الثجاج في شرح صحيح الإمام مسلم بن الحجاج (45/ 129).