Skip to content

Morali i Profetit të Allahut ﷺ ishte Kurani."

Kur Sad ibën Hisham ibën Amri hyri tek Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i tha:

“Oj nëna e besimtarëve, më informo për moralin e të Dërguarit të Allahut ﷺ!” Ajo i tha: "A nuk e lexon Kuranin?" Thashë: "Po." Ajo tha: "Morali i Profetit të Allahut ﷺ ishte Kurani."

يَا أُمَّ الْمُؤْمِنِينَ، أَنْبِئِينِي عَنْ خُلُقِ رَسُولِ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، قَالَتْ: أَلَسْتَ تَقْرَأُ الْقُرْآنَ؟ قُلْتُ: بَلَى، قَالَتْ: فَإِنَّ خُلُقَ نَبِيِّ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ كَانَ الْقُرْآنَ.

Transmeton Muslimi në një hadith të gjatë.
Sahih
Shpjegimi

Nëna e besimtarëve, Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), është pyetur për moralin e Profetit ﷺ e ajo u përgjigj me një fjalë gjithëpërfshirëse, kur pyetësin e ktheu te Kurani i madhërishëm, i cili ngërthen në vete të gjitha atributet e përsosurisë. Ajo tha se Profeti ﷺ stolisej me moralin e Kuranit: atë që Kurani e urdhëroi, ai e jetësoi; atë që Kurani e ndaloi, ai u largua prej saj. Pra, morali i tij ishte vënia e tij në praktikë, ndalimi te kufijtë e tij, stolisja me edukatën e tij dhe marrja mësim nga shembujt e tregimet kuranore.

Mësime nga hadithi

Inkurajimi për të ndjekur shembullin e Profetit ﷺ në stolisjen e tij me moralin e Kuranit.

Lavdërimi i moralit të të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe se ai kishte zanafillë shpalljen.

Kurani është burimi i të gjitha virtyteve fisnike.

Morali në Islam përfshin tërë fenë, duke i vepruar urdhrat dhe duke iu shmangur ndalesave.

Referencat

Sahihu i Muslimit (1/ 512) (746).

Më shumë (8)

بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.

لسليم الهلالي (3/ 308).

شرح رياض الصالحين.

لابن عثيمين (6/ 660).

نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.

لمصطفى الخن وغيره (2/ 1253).

كنوز رياض الصالحين.

لمجموعة من الباحثين (21/ 556).