"Profeti ﷺ merrte abdes për çdo namaz
Amër ibën Amiri tregon se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë:
"Profeti ﷺ merrte abdes për çdo namaz. E pyeta: "Po ju, si vepronit?" Tha: "Mjaftoheshim me një abdes, përderisa nuk e prishnim atë."
كَانَ النَّبِيُّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَتَوَضَّأُ عِنْدَ كُلِّ صَلَاةٍ، قُلْتُ: كَيْفَ كُنْتُمْ تَصْنَعُونَ؟ قَالَ: يُجْزِئُ أَحَدَنَا الْوُضُوءُ مَا لَمْ يُحْدِثْ.
Profeti ﷺ merrte abdes për çdo namaz farz, edhe nëse abdesi nuk i prishej. Kjo, për të marrë shpërblim dhe mirësi. Namazliut i lejohet të falë më shumë se një namaz farz me një abdes, përderisa vazhdon të ketë abdes.
...:
Veprimi më i zakonshëm i Profetit ﷺ ishte marrja e abdesit për çdo namaz, sepse kështu e kërkonte gjënë më të përsosur.
Pëlqehet marrja e abdesit për çdo namaz.
Lejohet falja e më shumë se një namazi me një abdes.
Sahihu i Buhariut (1/ 53) (214).
Më shumë (2)
شرح ابن بطّال (1/321).
إرشاد الساري لشرح صحيح البخاري (1/ 285).