"Nuk ka sëmundje ngjitëse e as ogur të zi, mirëpo mua më pëlqen optimizmi (ndjellja e së mirës)" Dikush i tha: Çfarë është optimizmi (ndjellja e së mirës)? Ai tha: "Fjala e mirë!"
Nga Enes ibën Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka thënë:
"Nuk ka sëmundje ngjitëse e as ogur të zi, mirëpo mua më pëlqen optimizmi (ndjellja e së mirës)" Dikush i tha: Çfarë është optimizmi (ndjellja e së mirës)? Ai tha: "Fjala e mirë!"
«لَا عَدْوَى، وَلَا طِيَرَةَ، وَيُعْجِبُنِي الْفَأْلُ» قَالَ قِيلَ: وَمَا الْفَأْلُ؟ قَالَ: «الْكَلِمَةُ الطَّيِّبَةُ».
Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) na njofton se transmetimi i sëmundjeve ngjitëse vetvetiu, nga një njeri te tjetri, pa iu nënshtruar caktimit të Zotit, siç besonin njerëzit e periudhës së injorancës, është koncept i gabuar. Po ashtu, besimi në ogure të zeza është koncept i gabuar. Oguret e zeza nënkuptojnë ndjelljen e së keqes nga gjëra të ndryshme, si: shpendët, kafshët, njerëzit me të meta, numrat, ditët etj., qoftë përmes dëgjimit, qoftë përmes shikimit. Në kohën paraislame, shpendët ishin më të njohur për oguret se gjërat e tjera. Ata e lëshonin shpendin në fillim të një pune qoftë ajo udhëtim, qoftë tregti, qoftë diçka tjetër; nëse shpendi merrte djathtas, ata bëheshin optimistë dhe e ndërmerrnin punën që synonin, e nëse merrte majtas, ata bëheshin pesimistë dhe e linin punën që synonin. Pastaj Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) tregoi se atij i pëlqente optimizmi, i cili nënkupton ndjesinë e gëzimit dhe të lumturisë, që ndjen njeriu nga një fjalë e mirë që e dëgjon nga dikush dhe e bën atë të mendojë mirë për Zotin e tij.
...:
Mbështetja në Allahun e Madhërishëm dhe se mirësinë e sjell vetëm Ai dhe të keqen e largon vetëm Ai.
Ndalimi i besimit në ogure, të cilat nënkuptojnë gjërat që të bëjnë pesimist dhe të pengojnë nga ndërmarrja e punës.
Optimizmi nuk është pjesë e ogureve të ndaluara, por është pjesë e mendimeve të mira për Allahun e Madhëruar.
Çdo gjë ndodh me caktimin e Allahut të Madhëruar, të Vetmit pa ortak.
Sahihu i Buhariut (7/ 135) (5756).
Sahihu i Muslimit (4/ 1746) (2224).
Më shumë (10)
فتح المجيد شرح كتاب التوحيد.
لعبد الرحمن التميمي (ص310).
القول المفيد على كتاب التوحيد.
لابن عثيمين (1/ 570).
الملخص في شرح كتاب التوحيد.
لصالح الفوزان (ص230).
الجديد في شرح كتاب التوحيد.
لمحمد القرعاوي (ص255).
التمهيد لشرح كتاب التوحيد.
لصالح آل الشيخ (ص333).