Skip to content

"Pastaj, atë Ditë, do të pyeteni për kënaqësitë (e kësaj bote)!",

Zubejr ibën Avami tregon:

Kur zbriti ajeti: "Pastaj, atë Ditë, do të pyeteni për kënaqësitë (e kësaj bote)!", (Et Tekathur, 8) thashë: "O i Dërguari i Allahut, për çfarë kënaqësish do të pyetemi, kur ato janë vetëm dy të zezat: hurma dhe uji?" Profeti ﷺ tha: "Kjo do të ndodhë."

لَمَّا نَزَلَتْ: {ثُمَّ لَتُسْأَلُنَّ يَوْمَئِذٍ عَنِ النَّعِيمِ} [التكاثر: 8]، قَالَ الزُّبَيْرُ: يَا رَسُولَ اللهِ، وَأَيُّ النَّعِيمِ نُسْأَلُ عَنْهُ، وَإِنَّمَا هُمَا الْأَسْوَدَانِ التَّمْرُ وَالْمَاءُ؟ قَالَ: «أَمَا إِنَّهُ سَيَكُونُ».

Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe.
Hasen
Shpjegimi

Kur zbriti ajeti: "Pastaj, atë Ditë, do të pyeteni për kënaqësitë (e kësaj bote)!" (Et Tekathur, 8) Pra, do të pyeteni për begatitë që ju ka dhënë Allahu. Zubejr ibn Avami (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tha: "O i Dërguar i Allahut, për çfarë begatish do të pyetemi?! Përkundrazi, ato janë dy begati që nuk kanë ndonjë vlerë. Ato janë: hurma dhe uji!" Profeti ﷺ tha: "Ju do të pyeteni për begatitë, me gjithë këtë gjendje në të cilën jeni, sepse ato dyja janë nga begatitë madhështore të Allahut të Lartësuar.

Mësime nga hadithi

Pohimi se Allahu i Lartësuar duhet të falënderohet për begatitë që na dhuroi.

Begatia është ajo për të cilën do të pyetet robi në Ditën e Kiametit, qoftë e vogël, qoftë e madhe.

Referencat

Suneni i Tirmidhiut (5/ 375) (3356).

Suneni i Ibn Maxhes (5/ 262) (4158).

Më shumë (3)

شرح سنن ابن ماجه للسيوطي (ص: 307).

تحفة الأحوذي (9/203).

مرشد ذوي الحجا والحاجة إلى سنن ابن ماجه والقول المكتفى على سنن المصطفى (25/ 251).