Skip to content

I Dërguari i Allahut ﷺ nuk luftoi kurrë asnjë popull, derisa t'i ftonte ata.

Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:

"I Dërguari i Allahut ﷺ nuk luftoi kurrë asnjë popull, derisa t'i ftonte ata."

مَا قَاتَلَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَوْمًا قَطُّ حَتَّى يَدْعُوَهُمْ.

Transmetojnë Ahmedi dhe Bejhekiu.
Sahih
Shpjegimi

Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ nuk e fillonte luftën kundrejt një populli derisa t'i thërriste ata fillimisht në Islam, e nëse nuk i përgjigjeshin thirrjes së tij, i luftonte.

Mësime nga hadithi

Kushtëzimi i davetit islam para luftës, nëse Islami nuk u ka arritur atyre.

Profeti ﷺ i ftonte ata në Islam, e nëse refuzonin, u ofronte të paguanin xhizjen (taksën vjetore), po nëse sërish refuzonin, atëherë i luftonte, ashtu siç përmendet në hadithe të tjera.

Urtësia e xhihadit është hyrja e njerëzve në Islam, e jo lakmia për robërimin, pasuritë dhe vendet e tyre.

Referencat

Musnedi i Ahmedit (4/ 16) (2105).

Sunen el-Kubra i Bejhakiut (9/ 181) (18232).

Më shumë (1)

تحفة الأحوذي (5/ 130).