O Allah, më ruaj nga dënimi Yt, Ditën kur t'i tubosh (ose t'i ringjallësh) robërit e Tu!
Hudhejfe ibn Jemani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon
"Kur Profeti ﷺ donte të flinte, e vendoste dorën nën kokë, e më pas thoshte: “O Allah, më ruaj nga dënimi Yt, ditën kur t'i tubosh (ose t'i ringjallësh) robërit e Tu!"
أَنَّ النَّبِيَّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ كَانَ إِذَا أَرَادَ أَنْ يَنَامَ وَضَعَ يَدَهُ تَحْتَ رَأْسِهِ، ثُمَّ قَالَ: «اللَّهُمَّ قِنِي عَذَابَكَ يَوْمَ تَجْمَعُ أَوْ تَبْعَثُ عِبَادَكَ».
Kur Profeti ﷺ binte në shtrat për të fjetur, e bënte jastëk dorën e djathtë, e vinte faqen e djathtë mbi të dhe thoshte: "O Allah", Zoti im, "më ruaj" dhe më mbroj nga "dënimi Yt" dhe ndëshkimi Yt "Ditën kur do t'i tubosh ose ringjallësh robërit e Tu" për në Ditën e Llogarisë, Ditën e Kiametit.
Vlera e kësaj lutjeje të begatë dhe pëlqyeshmëria e ruajtjes së saj, duke pasuar shembullin e Profetit ﷺ.
Pëlqehet shtrirja në anën e djathtë.
Sindiu ka thënë: "Fjala e Profetit ﷺ, "O Allah, më ruaj nga dënimi Yt", tregon se njeriu i mençur duhet ta bëjë gjumin një mjet për ta kujtuar vdekjen dhe ringjalljen që vjen pas saj."
Mbrojtja nga dënimi i Allahut në Ditën e Kiametit arrihet falë mirësisë së Allahut dhe mëshirës së Tij, duke i mundësuar robit kryerjen e veprave të mira dhe nëpërmjet faljes së mëkateve të tij nga ana e Allahut.
Përulësia e Profetit ﷺ ndaj Zotit dhe Mbrojtësit të tij të Lartësuar.
Vërtetimi i tubimit dhe i ringjalljes, dhe se njerëzit do të kthehen te Zoti i tyre që t'i marrë në llogari për veprat e tyre. Prandaj, kush gjen të mira, le ta falënderojë Allahun e Lartësuar, e kush gjen diçka tjetër përveç kësaj, të mos fajësojë askënd tjetër përveç vetes. Këto janë vetëm veprat e robërve, të cilat Allahu ua llogarit.
Kujdesi i sahabëve (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) për të sqaruar gjendjet e Profetit ﷺ gjatë gjumit.
Fjala e tij: "Vendosi dorën e djathtë nën faqe", dhe ky ishte zakoni i Profetit ﷺ: të vepruarit me të djathtën në çdo gjë, përveç rasteve kur është vërtetuar argumenti për të kundërtën.
Fjetja në krahun e djathtë ndihmon për t'u zgjuar më shpejt, për shkak të mosqëndrueshmërisë së zemrës në atë gjendje, dhe është më e rehatshme për zemrën, sepse ajo ndodhet në anën e majtë, prandaj, nëse robi fle në anën e majtë, e dëmton zemrën për shkak të animit të organeve mbi të.
Suneni i Tirmidhiut (5/ 404) (3398).
Më shumë (6)
بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.
لسليم الهلالي (2/ 533).
كنوز رياض الصالحين.
لمجموعة من الباحثين (17/ 335).
نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.
لمجموعة من الباحثين (2/ 1001).