"Nëse uji është dy fuçi, nuk mban papastërti."
Abdullah ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!), transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ u pyet për ujin dhe për kafshët e buta e të egra, që e frekuentojnë atë. Atëherë Profeti ﷺ tha:
"Nëse uji është dy fuçi, nuk mban papastërti."
«إِذَا كَانَ الْمَاءُ قُلَّتَيْنِ لَمْ يَحْمِلِ الْخَبَثَ».
I Dërguari i Allahut ﷺ u pyet për pastërtinë e ujit që përdoret nga kafshët e buta dhe të egra, për të pirë apo për gjëra të ngjashme. Kësisoj Profeti ﷺ tha: Nëse uji arrin sasinë e dy enëve të mëdha (rreth 210-të litra), atëherë ai konsiderohet ujë i shumtë dhe nuk bëhet i papastër, përveç nëse ndryshon një nga tre cilësitë e tij: ngjyra, shija ose era, me diç të papastër.
Uji bëhet i papastër nëse ndryshon një nga tre cilësitë e tij: ngjyra, shija ose era, me diçka të papastër. Hadithi në këtë rast vlen për shumicën e situatave dhe nuk është i kufizuar në një rast specifik.
Dijetarët kanë rënë në ujdi se uji bëhet i papastër pa përjashtim; nëse ndyrësia e ndryshon, pavarësisht nëse ai është i vogël apo i madh.
Suneni i Ebu Davudit (1/ 46) (63).
Suneni i Tirmidhiut (1/ 109) (67).
Suneni i Nesaiut (1/ 46) (52).
Suneni i Ibn Maxhes (1/ 324) (517).
Musnedi i Ahmedit (8/ 211) (4605).
Më shumë (6)
توضيح الأحكام.
للبسام (1/ 121).
فتح ذي الجلال والإكرام بشرح بلوغ المرام.
لابن عثيمين (1/ 67).
منحة العلام.
لعبد الله الفوزان (1/ 35).