Skip to content

O Allah! Ti je Paqedhënësi dhe vetëm prej Teje pres paqen! Ti je përgjithmonë i Begatshëm, o Zotëruesi i madhështisë dhe nderimit!

Theubani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:

"Kur i Dërguari i Allahut ﷺ e përfundonte namazin, kërkonte falje nga Allahu (estagfirullah) tri herë, pastaj thoshte: "O Allah! Ti je Paqedhënësi dhe vetëm prej Teje pres paqen! Ti je përgjithmonë i Begatshëm, o Zotëruesi i madhështisë dhe nderimit!" Velidi rrëfen: "Euzaiut i thashë: "Po istigfari, si bëhet?" M'u përgjigj: "Thua: "Estagfirullah, estagfirullah (kërkoj faljen e Allahut)!"

كَانَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ إِذَا انْصَرَفَ مِنْ صَلَاتِهِ اسْتَغْفَرَ ثَلَاثًا، وَقَالَ: «اللَّهُمَّ أَنْتَ السَّلَامُ، وَمِنْكَ السَّلَامُ، تَبَارَكْتَ ذَا الْجَلَالِ وَالْإِكْرَامِ»، قَالَ الْوَلِيدُ: فَقُلْتُ لِلْأَوْزَاعِيِّ: كَيْفَ الْاسْتِغْفَارُ؟ قَالَ: تَقُولُ: أَسْتَغْفِرُ اللهَ، أَسْتَغْفِرُ اللهَ.

Transmeton Muslimi.
Sahih
Shpjegimi

Kur Profeti ﷺ e përfundonte namazin, kërkonte falje nga Allahu (estagfirullah) tri herë, e pastaj e madhëronte Zotin e tij duke thënë: "O Allah! Ti je Paqedhënësi dhe vetëm prej Teje e pres paqen! Ti je përgjithmonë i Begatshëm, o Zotëruesi i madhështisë dhe nderimit!" Allahu është i përkryer në cilësitë e Tij, është i dëlirë nga çdo e metë dhe mangësi. Ti nga Ai e kërkon shpëtimin nga të këqijat e kësaj bote dhe të botës tjetër, e jo nga dikush tjetër. Të mirat e Allahut të Lartësuar janë të shumëfishuara në të dyja botët, Ai është Zotëruesi i madhështisë dhe nderimit."

Kuptimet e fjalëve

...:

Mësime nga hadithi

Është e preferuar të thuhet në vazhdimësi pas çdo namazi (farz) shprehja "estagfirullah".

Është i preferuar istigfari për t'i plotësuar mangësitë gjatë adhurimit.

Referencat

Sahihu i Muslimit (1/ 414) (591).

Më shumë (6)

مرعاة المفاتيح شرح مشكاة المصابيح.

لعبيد الله المباركفوري (3/ 317).

سبل السلام.

للصنعاني (1/ 294).

توضيح الأحكام مِن بلوغ المرام.

لعبد الله البسام (2/ 301).