Skip to content
Lista e Sureve /

البُرُوج

البُرُوج is chapter 85 of the Quran and has 22 verses. This page presents it in full in the Uthmani script, with a verse-by-verse translation of its meaning.

22 Ajete Nr. i Sures 85
Shko te ajeti
Shqip · Nahi
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

وَٱلسَّمَآءِ ذَاتِ ٱلۡبُرُوجِ

Për qiellin me yjësi,

وَٱلۡيَوۡمِ ٱلۡمَوۡعُودِ

për Ditën e premtuar,

Explanation & meanings · 1
  1. Ditën e Kiametit.

وَشَاهِدٖ وَمَشۡهُودٖ

për dëshmitarin dhe për atë që dëshmohet!

قُتِلَ أَصۡحَٰبُ ٱلۡأُخۡدُودِ

Mallkuar qofshin njerëzit e Hendekut,

Explanation & meanings · 1
  1. “Njerëzit e Hendekut”: vargu bën fjalë për një ngjarje që ka për protagonist një mbret çifut të Nexhranit, në veri të Jemenit, të quajtur Dhu Nuvas. Ai i përndoqi të krishterët e asaj krahine dhe martirizoi një numër të madh prej tyre, duke i hedhur në një hendek të mbushur me zjarr. Sipas disa transmetimeve, aty u dogjën njëzet e tre mijë të krishterë. Historia tregon se ky krim nuk mbeti pa u ndëshkuar, sepse një ushtri prej shtatëdhjetë mijë vetash u dërgua kundër Dhu Nuvasit nga Negusi i Etiopisë. Ushtria e Dhu Nuvasit u shpartallua, ai vrau veten dhe njerëzit e tij u skllavëruan. Për të marrë hakun e të krishterëve të vrarë, kaloi nën tehun e shpatës një e treta e burrave të Nexhranit dhe një e gjashta e grave u skllavërua.

ٱلنَّارِ ذَاتِ ٱلۡوَقُودِ

zjarrit (të ushqyer) me lëndë djegëse,