Skip to content
Lista e Sureve /

المَعَارج

المَعَارج is chapter 70 of the Quran and has 44 verses. This page presents it in full in the Uthmani script, with a verse-by-verse translation of its meaning.

44 Ajete Nr. i Sures 70
Shko te ajeti
Shqip · Nahi
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

سَأَلَ سَآئِلُۢ بِعَذَابٖ وَاقِعٖ

Dikush kërkoi një dënim të shpejtë.

Explanation & meanings · 1
  1. Ebu Xhehli ose Nadir Ibn el-Harithi. Ata i kishin kërkuar më se një herë Profetit (a.s.), një dënim të shpejtë dhe u vranë në betejën e Bedrit, që zhvilluan kundër myslimanëve. Përtej këtij referimi historik, vargu paralajmëron këdo që tallet dhe sfidon Fuqinë Hyjnore. Disa dijetarë me autoritet kanë thënë se vargu mund të ketë këtë kuptim: “Dikush pyeti për dënimin që do të vijë”.

لِّلۡكَٰفِرِينَ لَيۡسَ لَهُۥ دَافِعٞ

Për jobesimtarët askush nuk mund ta ndalojë atë (dënim),

مِّنَ ٱللَّهِ ذِي ٱلۡمَعَارِجِ

(që vjen) nga Allahu, Zoti i Rrugëve të Ngjitjes.

Explanation & meanings · 1
  1. “Rrugët e Ngjitjes” janë rrugët engjëllore që ngjiten drejt Allahut.

تَعۡرُجُ ٱلۡمَلَٰٓئِكَةُ وَٱلرُّوحُ إِلَيۡهِ فِي يَوۡمٖ كَانَ مِقۡدَارُهُۥ خَمۡسِينَ أَلۡفَ سَنَةٖ

Tek Ai ngjiten engjëjt dhe Shpirti (Xhebraili), në një ditë që zgjat sa pesëdhjetë mijë vjet.

فَٱصۡبِرۡ صَبۡرٗا جَمِيلًا

Prandaj, duro, me durim të hijshëm.