Skip to content

"Allahu nuk e shikon (me mëshirë) një burrë, që i afrohet një burri apo një gruaje në mënyrë anale."

Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

"Allahu nuk e shikon (me mëshirë) një burrë, që i afrohet një burri apo një gruaje në mënyrë anale."

«لَا يَنْظُرُ اللهُ إِلَى رَجُلٍ أَتَى رَجُلًا أَوِ امْرَأَةً فِي دُبُرٍ».

Transmetojnë Tirmidhiu dhe Nesaiu në Sunen el-Kubra.
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith e sqaroi kërcënimin e rëndë për burrin që i afrohet një burri ose një gruaje në mënyrë anale, se Allahu nuk do ta shikojë atë me mëshirë, dhe tregoi se kjo vepër bën pjesë në mëkatet e mëdha.

Mësime nga hadithi

Kryerja e marrëdhënieve seksuale me një burrë tjetër, që ndryshe quhet homoseksualizëm, është prej mëkateve të mëdha.

Kryerja e marrëdhënieve anale me një grua është mëkat i madh.

"Allahu nuk shikon...", pra me mëshirë dhe dhembshuri, domethënë nuk bëhet fjalë për shikimin e përgjithshëm, sepse asgjë nuk i fshihet Allahut të Lartësuar dhe asgjë nuk i shpëton shikimit të Tij.

Këto vepra janë nga më të rëndat dhe më të rrezikshmet për njerëzimin, sepse bien ndesh me natyrshmërinë e shëndoshë njerëzore, e pakësojnë shumimin, e shkatërrojnë jetën martesore, mbjellin urrejtje dhe armiqësi, dhe përfshijnë veprime të neveritshme dhe të ndyra."

Referencat

Suneni i Tirmidhiut (2/ 457) (1165).

Es-Sunen el-Kubra i Nesaiut (8/ 197) (8952).

Më shumë (6)

توضِيحُ الأحكَامِ مِن بُلوُغ المَرَام.

للبسام (5/ 347).

فتح ذي الجلال والإكرام بشرح بلوغ المرام.

لابن عثيمين (4/ 536).

تحفة الأحوذي بشرح جامع الترمذي.

للمباركفوري (4/ 276).