Pashë të Dërguarin e Allahut ﷺ që urinoi, pastaj mori abdes dhe u dha mes'h mesteve të tij.
Ibrahim Nehaiu transmeton nga Hemam ibn Harithi se ka thënë:
"Xheriri urinoi, pastaj mori abdes dhe u dha mes'h mesteve të tij. I thanë: "Kështu vepruake?" Ai u përgjigj: "Po, e kam parë të Dërguarin e Allahut ﷺ duke urinuar, i cili pastaj mori abdes dhe u dha mes'h mesteve të tij." Ameshi tregon se Ibrahimi ka thënë: "Atyre u pëlqente ky hadith, sepse pranimi i Islamit nga Xheriri kishte ndodhur pas zbritjes së sures el Maide."
بَالَ جَرِيرٌ، ثُمَّ تَوَضَّأَ، وَمَسَحَ عَلَى خُفَّيْهِ، فَقِيلَ: تَفْعَلُ هَذَا؟ فَقَالَ: نَعَمْ، رَأَيْتُ رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ بَالَ، ثُمَّ تَوَضَّأَ وَمَسَحَ عَلَى خُفَّيْهِ. قَالَ الأَعْمَشُ: قَالَ إِبْرَاهِيمُ: كَانَ يُعْجِبُهُمْ هَذَا الحَدِيثُ؛ لِأَنَّ إِسْلَامَ جَرِيرٍ، كَانَ بَعْدَ نُزُولِ المَائِدَةِ.
Xherir bin Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) urinoi, më pas mori abdes dhe u mjaftua duke u dhënë mes'h mesteve të tij dhe nuk i lau këmbët. Ata që ishin rreth tij i thanë: "E bën këtë?!" Ai tha: "Po, e kam parë Profetin ﷺ të urinojë, më pas mori abdes dhe u dha mes'h mesteve të tij." Xheriri ishte konvertuar në Islam vonë, pas zbritjes së sures el Maide, në të cilën gjendet ajeti i abdesit, duke treguar me këtë se mes'hi mbi meste nuk është shfuqizuar nga ai ajet.
Kujdesi i sahabëve dhe i tabiinëve për ta ndjekur Sunetin e Profetit ﷺ.
Neveviu ka thënë: "Dijetarët që merren parasysh në ixhma (konsensus) janë në unanimitet për lejimin e mes'hit mbi meste, në udhëtim dhe në vendbanim, qoftë për ndonjë nevojë ose për arsye të tjera, madje kjo i lejohet edhe gruas që qëndron vazhdimisht në shtëpinë e saj, si dhe personit të paralizuar që nuk ecën."
Vlera e Xherir ibën Abdullahut (Allahu qoftë i kënaqur me të!), pasi ishte zemërgjerë dhe duronte kundërshtimet e nxënësve të tij, edhe nëse ata e kishin gabim në këtë.
Kundërpërgjigjja ndaj atyre që mohojnë mes'hin mbi meste dhe pretendojnë se ai është i shfuqizuar, sepse hadithi i Xheririt (Allahu qoftë i kënaqur me të) është më i vonshëm se ajeti i abdesit.
Sqarimi se njeriu, të cilit i kundërshtohet diçka ndërkohë që beson në saktësinë e saj, nuk duhet të zemërohet me atë që e kundërshton dhe debaton me të sipas supozimit të tij, por t'i sqarojë atij provën e vet për këtë në mënyrën më të mirë.
Argumentimi me historinë kur ka nevojë për të.
Sahihu i Buhariut (1/ 87) (387).
Sahihu i Muslimit (1/ 227) (272).
Më shumë (1)
البحر المحيط الثجاج في شرح صحيح الإمام مسلم بن الحجاج (7/ 39).