"Njerëzit më të këqij janë ata që do t'i arrijë Kiameti të gjallë dhe ata që i marrin varret si vendfalje."
Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:
"Njerëzit më të këqij janë ata që do t'i arrijë Kiameti të gjallë dhe ata që i marrin varret si vendfalje."
«إِنَّ مِنْ شِرَارِ النَّاسِ مَنْ تُدْرِكُهُ السَّاعَةُ وَهُمْ أَحْيَاءٌ، وَمَنْ يَتَّخِذُ الْقُبُورَ مَسَاجِدَ».
Profeti ﷺ në këtë hadith tregon për njerëzit më të këqij, që janë ata të cilët do t'i arrijë Kiameti të gjallë dhe ata që i marrin varret si vendfalje: falen në to dhe në drejtim të tyre.
Është e ndaluar që xhamitë të ndërtohen mbi varre, sepse kjo është një shteg drejt shirkut (idhujtarisë).
Ndalohet falja e namazit në varre, edhe nëse nuk ka ndërtim mbi to, sepse xhamia është një nocion që nënkupton vendin e sexhdes, edhe nëse nuk ka asnjë ndërtim në të.
Kushdo që i shndërron varret e njerëzve të mirë në xhami - faltore për t'u falur në to është nga njerëzit më të këqij, edhe nëse pretendon se qëllimi i tij është që t'i afrohet Allahut.
Musnedi i Ahmedit (6/ 394) (3844).
Më shumë (6)
الجديد في شرح كتاب التوحيد.
لمحمد القرعاوي (ص191).
الملخص في شرح كتاب التوحيد.
لصالح الفوزان (ص176).
أحكام الجنائز.
للألباني (1/ 217).