Skip to content

një grua u gjet e vrarë në një prej betejave të të Dërguarit të Allahut ﷺ, gjë për të cilën qortoi dhe ndaloi vrasjen e grave dhe fëmijëve (në luftë).

Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se

një grua u gjet e vrarë në një prej betejave të të Dërguarit të Allahut ﷺ, gjë për të cilën qortoi dhe ndaloi vrasjen e grave dhe fëmijëve (në luftë).

أَنَّ امْرَأَةً وُجِدَتْ فِي بَعْضِ مَغَازِي النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ مَقْتُولَةً، فَأَنْكَرَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَتْلَ النِّسَاءِ وَالصِّبْيَانِ.

Muttefek alejhi
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ pa një grua të vrarë në një prej betejave, kështu që qortoi dhe ndaloi vrasjen e grave dhe fëmijëve të vegjël që nuk e kanë arritur moshën e pjekurisë.

Mësime nga hadithi

Gratë, fëmijët dhe ata që kanë të njëjtën dispozitë me ta, si: pleqtë dhe murgjit, të cilët nuk luftojnë, nuk lejohet të vriten, përveç nëse të tillët janë pesona që japin ide dhe u ndihmojnë atyre për t'i luftuar muslimanët, atëherë vriten.

Ndalimi i vrasjes së grave dhe fëmijëve, sepse të tillët nuk i luftojnë muslimanët. Qëllimi i xhihadit në rrugë të Allahut të Lartësuar është vetëm thyerja e forcës së luftëtarëve, kështu që thirrja e vërtetë të arrijë të gjithë njerëzit.

Mëshira e Profetit ﷺ, madje edhe në beteja dhe në luftëra.

Referencat

Sahihu i Buhariut (4/ 61) (3014).

Sahihu i Muslimit (3/ 1364) (1744).

Më shumë (4)

الإلمام بشرح عمدة الأحكام.

لإسماعيل الأنصاري (2/ 189).

تيسير العلام شرح عمدة الأحكام.

للبسام (ص746).