Ndërsa po ecja, dëgjova një zë nga qielli. Ngrita shikimin, kur ja, meleku që më kishte ardhur në Hira ishte ulur në një fron mes qiellit dhe tokës
- التصنيف الشرعي
- السيرة النبويةمبعثه صلى الله عليه وسلم
Ebu Seleme ibn Abdurrahman transmeton se Xhabir ibn Abdullah Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ të tregonte rreth periudhës së ndërprerjes së shpalljes, tha:
"Ndërsa po ecja, dëgjova një zë nga qielli. Ngrita shikimin, kur ja, meleku që më kishte ardhur në Hira ishte ulur në një fron mes qiellit dhe tokës. U frikësova shumë prej tij, kështu që u ktheva dhe thashë: "Më mbuloni!" Atëherë, Allahu i Lartësuar shpalli: "O ti i mbuluar, ngrihu dhe paralajmëro!" (El Mudethir, 1-2), deri te Fjala e Tij: "dhe ndyrësinë braktise!" (El Mudethir, 5) Më pas, shpallja u shpeshtua dhe u bë e njëpasnjëshme."
«بَيْنَا أَنَا أَمْشِي إِذْ سَمِعْتُ صَوْتًا مِنَ السَّمَاءِ، فَرَفَعْتُ بَصَرِي، فَإِذَا المَلَكُ الَّذِي جَاءَنِي بِحِرَاءٍ جَالِسٌ عَلَى كُرْسِيٍّ بَيْنَ السَّمَاءِ وَالأَرْضِ، فَرُعِبْتُ مِنْهُ، فَرَجَعْتُ فَقُلْتُ: زَمِّلُونِي، فَأَنْزَلَ اللَّهُ تَعَالَى: {يَا أَيُّهَا المُدَّثِّرُ1 قُمْ فَأَنْذِرْ} [المدثر: 2] إِلَى قَوْلِهِ {وَالرُّجْزَ فَاهْجُرْ} [المدثر: 5]. فَحَمِيَ الوَحْيُ وَتَتَابَعَ».
Profeti ﷺ, duke folur për ndërprerjen e shpalljes dhe ndalimin e zbritjes së saj në fillim të profecisë së tij, tregoi: "Ndërsa po ecja nëpër rrugicat e Mekës, dëgjova një zë nga qielli. Ngrita shikimin, kur ja, meleku Xhibril, i cili më kishte ardhur në shpellën Hira, ishte ulur në një fron mes qiellit dhe tokës. U tmerrova dhe u frikësova prej tij, kështu që u ktheva te familja ime dhe thashë: "Më mbështillni me një petk!" Allahu i Lartësuar shpalli: "O ti i mbuluar", i mbështjellë me rrobën tënde, "ngrihu" për thirrje "dhe paralajmëro" e tërhiqu vërejtjen atyre që nuk besojnë në mesazhin tënd. "Zotin tënd" dhe Hyjninë tënde të adhuruar "madhëroje", falënderoje dhe lartësoje. "Petkat e tua" rrobat e tua "pastroji" dhe liroji nga ndyrësitë, "ndërsa ndyrësinë", respektivisht adhurimin e idhujve dhe të statujave "braktise" dhe lëre. Pas kësaj shpallja u forcua dhe u shtua.
Ndërprerja e shpalljes për Profetin ﷺ për një kohë të shkurtër pas zbritjes së fjalës së Allahut të Plotfuqishëm e të Madhërishëm: "Lexo."
Lejohet që njeriu të përmendë sprovat që e kanë goditur pasi të kenë kaluar, për të falënderuar Allahun e Lartësuar.
Ajo që zbriti e para nga Fjala e Allahut të Lartësuar ishte: "O ti i mbuluar!" Kjo ishte pas zbritjes së: "Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (gjithçka)."
Mirësia e Allahut të Lartmadhëruar ndaj Profetit të Tij ﷺ, duke i zbritur atij shpalljen e Tij pa ndërprerje derisa ai u nda nga kjo botë.
Obligimi i thirrjes drejt Allahut të Lartësuar, paralajmërimit të atyre që i kthejnë shpinën dhe përgëzimit të të bindurve.
Obligimi i pastrimit të petkave për namaz, dhe për këtë kanë argumentuar me fjalën e të Lartësuarit: "Petkat e tua pastroji."
Obligimi i besimit në melekët dhe në atë që Allahu u ka dhënë aftësi prej punëve e të tjera.
Sahihu i Buhariut (1/ 7-8) (4).
Sahihu i Muslimit (1/ 98) (161).
Sahihu i Buhariut (1/ 7-8) (4).
Sahihu i Muslimit (1/ 98) (161).
Më shumë (4)
البحر المحيط الثجاج في شرح صحيح الإمام مسلم بن الحجاج (4/ 430).
إرشاد الساري لشرح صحيح البخاري (1/ 67).
البحر المحيط الثجاج في شرح صحيح الإمام مسلم بن الحجاج (4/ 430).
إرشاد الساري لشرح صحيح البخاري (1/ 67).