“Çdo gjë që deh në sasi të madhe, edhe sasia e vogël e saj është e ndaluar.”
Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Çdo gjë që deh në sasi të madhe, edhe sasia e vogël e saj është e ndaluar.”
«مَا أَسْكَرَ كَثِيرُهُ فَقَلِيلُهُ حَرَامٌ».
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaroi se çdo pije ose ushqim, që shkakton humbjen e kontrollit të aftësive mendore, kur konsumohet në sasi të mëdha, atëherë konsumimi i një sasie të vogël prej tij është i ndaluar, edhe nëse ajo nuk e turbullon mendjen.
Feja i mbron mendjet e njerëzve.
Vlefshmëria e rregullës fikhore: "Mbyllja e rrugëve që çojnë në të keqe (ar. sedd edhdherai)", duke penguar të gjitha mjetet që të çojnë drejt saj.
Ndalimi i sasisë së vogël të dehëseve, sepse ajo është mjet që çon në dehje.
Nëse një gjë nuk deh, as në sasi të vogël e as në sasi të madhe, atëherë, nuk është e ndaluar.
Suneni i Ebu Davudit (5/ 523) (3681).
Suneni i Tirmidhiut (3/ 442) (1865).
Suneni i Ibn Maxhes (4/ 475) (3393).
Musnedi i Ahmedit (23/ 51) (14703).
Më shumë (3)
فتح ذي الجلال والإكرام بشرح بلوغ المرام (5/ 418).
شرح سنن أبي داود للعباد (417/ 9).
النهاية في غريب الحديث والأثر (437).