Të Dërguarit të Allahut ﷺ i mjaftonte një saë ujë për t'u pastruar nga xhunubllëku dhe një mud për të marrë abdes.
Sefineja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
“Të Dërguarit të Allahut ﷺ i mjaftonte një saë ujë për t'u pastruar nga xhunubllëku dhe një mud për të marrë abdes.”
كَانَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يُغَسِّلُهُ الصَّاعُ مِنَ المَاءِ مِنَ الجَنَابَةِ، وَيُوَضِّئُهُ المُدُّ.
Profeti ﷺ lahej nga xhunubllëku me një saë dhe merrte abdes me një palë grushte (ar. mund). Një saë është sa katër mud, e një mud është sa sasia e mbushur e dy grushteve të një njeriu mesatar.
Përligjja e kursimit të ujit për abdes e larje dhe mosshpërdorimi i tij, edhe nëse ka ujë.
Është e rekomanduar të zvogëlohet sasia e përdorimit të ujit për abdes dhe larje, aq sa është e nevojshme dhe ky është udhëzimi i Profetit ﷺ.
Qëllimi është që të përmbushen (kushtet e) abdesit dhe larjes së plotë (guslit), duke i pasur parasysh sunetet dhe normat, pa shpërdorim e cungim, duke marrë parasysh kohën, bollëkun dhe mungesën e ujit etj.
Xhunubllëku është një gjendje që i referohet kujtdo që ejakulon ose kryen marrëdhënie intime. Është quajtur kështu (në arabisht), sepse personi i tillë rri larg nga namazi dhe ibadetet, derisa të pastrohet nga kjo gjendje.
Sai është një masë e njohur, por qëllimi është për sain e Profetit ﷺ, ku pesha e tij është 480 mithkalë grurë të mirë, ndërsa në litra i bie tri litra.
Mudi është një njësi matëse fetare, e cila përfaqëson dy grushte të një njeriu me madhësi mesatare kur ai i mbush ato dhe i shtrin. Mudi, sipas pajtimit të juristëve muslimanë, është një e katërta e sait. Pra, sasia e tij është 750 mililitra.
Sahihu i Muslimit (1/ 258) (326).
Më shumë (1)
البحر المحيط الثجاج في شرح صحيح الإمام مسلم بن الحجاج (8/ 52).