Skip to content

Në Islam ke hyrë bashkë me veprat e mira të së kaluarës.”

Hakim ibën Hizami (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se

e pyeti të Dërguarin e Allahut ﷺ: "O i Dërguari i Allahut, a do të shpërblehem për punët e mira që i kam vepruar në periudhën paraislame, bie fjala, për lëmoshën, lirimin e robërve dhe mbajtjen e lidhjeve familjare?" I Dërguari i Allahut ﷺ iu përgjigj: “Në Islam ke hyrë bashkë me veprat e mira të së kaluarës.”

قُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَرَأَيْتَ أَشْيَاءَ كُنْتُ أَتَحَنَّثُ بِهَا فِي الجَاهِلِيَّةِ مِنْ صَدَقَةٍ أَوْ عَتَاقَةٍ، وَصِلَةِ رَحِمٍ، فَهَلْ فِيهَا مِنْ أَجْرٍ؟ فَقَالَ النَّبِيُّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: «أَسْلَمْتَ عَلَى مَا سَلَفَ مِنْ خَيْرٍ».

Muttefek alejhi
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith e sqaron se nëse një jobesimtar hyn në Islam, do të shpërblehet për veprat e mira që ka bërë në kohën paraislame para se të hyjë në Islam, si për lëmoshën, lirimin e robërve ose për mbajtjen e lidhjeve familjare.

Kuptimet e fjalëve

أتحنث: أتعبد.

Mësime nga hadithi

Për veprat e mira që i ka bërë jobesimtari në këtë botë, nuk do të shpërblehet në botën tjetër, nëse vdes në kufër (mosbesim).

Referencat

Sahihu i Buhariut (2/ 114) (1436).

Sahihu i Muslimit (1/ 113) (123).

Më shumë (5)

المفهم (1/332).

شرح النووي على مسلم (2/140).

عمدة القاري شرح صحيح البخاري (22/ 96).

فتح الباري لابن حجر (3/ 302).

البحر المحيط الثجاج (3/499).