عربي - Arabic English Qafár af - Afar Afrikaans - Afrikanns Akan Shqip - Albanian አማርኛ - Amharic Հայերեն - Armenian অসমীয়া - Assamese Azərbaycanca - Azerbaijani Bamanankan - Bambara Bassa Bemba বাংলা - Bengali Bosanski - Bosnian Български - Bulgarian မြန်မာဘာသာ - Burmese Bisaya - Cebuano Cham Нохчий - Chechen chiCheŵa - Chewa 中文 - Chinese Адыгэбзэ - Circassian Hrvatski - Croatian Česky - Czech Dagbani Dansk - Danish فارسی دری - Dari Dendi ދިވެހި ބަސް - Dhivehi Nederlands - Dutch إستوني - Estonian Suomi - Finnish Français - French Fulfulde - Fula ქართული - Georgian Deutsch - German Ελληνικά - Greek ગુજરાતી - Gujrati Kreyòl ayisyen - Haitian Creole Hausa हिन्दी - Hindi Magyar - Hungarian Igbo Indonesia - Indonesian Italiano - Italian 日本語 - Japanese Jóola - Jola ಕನ್ನಡ - Kannada Қазақша - Kazakh ភាសាខ្មែរ - Khmer Kikuyu Ikinyarwanda - Kinyarwanda Ikirundi - Kirundi 한국어 - Korean كوردی سۆرانی - kurdish كوردي kurmancî - Kurmanji Kyrgyz ລາວ - Lao latviešu - Latvian Lingala lietuvių - Lithuanian Luganda Македонски - Macedonian Maguindanaon Malagasy - Malagasy Bahasa Melayu - Malay മലയാളം - Malayalam Mandinka मराठी - Marathi Mõõré - Moore नेपाली - Nepali أنكو - NKo Norwegian ଓଡ଼ିଆ - Odia oromoo - Oromo پښتو - Pashto فارسی - Persian Polski - Polish Portuguese ਪੰਜਾਬੀ - Punjabi Română - Romanian Русский - Russian Српски - Serbian Shona සිංහල - Sinhala Slovenščina - Slovenian Soomaaliga - Somali Soninke Sesotho - Sotho Español - Spanish Kiswahili - Swahili Svenska - Swedish Tagalog Тоҷикӣ - Tajik தமிழ் - Tamil తెలుగు - Telugu ไทย - Thai ትግረኛ - Tigrinya Türkçe - Turkish Ukrainian اردو - Urdu ئۇيغۇرچە - Uyghur Ўзбек - Uzbek Việt Nam - Vietnamese Wolof Yao Yorùbá - Yoruba Zarma زولو - Zulu
841 Hadithe
Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit
Kategoritë
Grada e hadithit
Transmetuar në
Transmetuesi
"Një natë me shi dhe me erë të fortë, dolëm të kërkonim Pejgamberin (paqja qoftë mbi të!) që të na falte namazin. Kur e gjeta, më tha: 'Thuaj!' Por unë nuk thashë asgjë. Përsëri tha: 'Thuaj!' Por unë nuk thashë asgjë. Ai përsëri tha: 'Thuaj!' Kësaj here unë i thashë: 'Çfarë të them?' Ai tha: 'Kul huvallahu ehad dhe dy Mbrojtëset (Feleku dhe Nasi) në mëngjes dhe në mbrëmje nga tri herë, të mjaftojnë për çdo gjë".
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu.
"Atë që thotë: 'Bismil-lahi el-ledhi la jedurru measmihi shejun filardi ua la fis-semai ue huves-semiul alim, - Me emrin e Allahut, me të cilin asgjë nuk mund të dëmtojë në tokë dhe në qiell, dhe Ai është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdituri", tri herë, nuk do ta godasë ndonjë fatkeqësi e papritur deri në mëngjes. Gjithashtu atë që e thotë këtë në mëngjes tri herë, nuk do ta godasë ndonjë fatkeqësi e papritur deri në mbrëmje." Eban ibën Othmanin e godit paraliza, kësisoj njeriu që e kishte dëgjuar këtë hadith prej tij e shikoi (me habi). Atëherë Ebani i tha: "Pse më shikon ashtu? Pasha Allahun, nuk kam gënjyer për Othmanin dhe as Othmani nuk ka gënjyer për Profetin ﷺ, por ditën kur më goditi kjo që më goditi, isha i zemëruar dhe e harrova ta thosha këtë lutje."
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu në “Es-Sunen el-kubra”, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
"Zotëria i istigfarit është të thuash: O Allah, Ti je Zoti im, nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje. Ti më ke krijuar dhe unë jam robi yt, do të qëndroj besnik në marrëveshjen dhe premtimin Tënd, sa të kem mundësi. Kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja që kam vepruar. Unë jam mirënjohës për dhuntitë e Tua, i pranoj mëkatet e mia, falmë mua, sepse nuk i fal mëkatet askush tjetër përveç Teje.'' Kush e thotë këtë gjatë ditës, duke qenë i bindur në të dhe vdes atë ditë para se të ngryset, ai do të jetë prej banorëve të Xhenetit. E kush e thotë këtë natën, duke qenë i bindur në të dhe vdes para se të gdhijë, ai do të jetë prej banorëve të Xhenetit".
Sahih Transmeton Buhariu.
kur gdhihej thoshte: "All-llahumme bike asbahna ue bike emsejna ue bike nahja ue bike nemutu ue ilejken-nushur - O Allah, me emrin Tënd e arrijmë mëngjesin dhe me emrin Tënd e arrijmë mbrëmjen, me emrin Tënd ngjallemi dhe me emrin Tënd vdesim dhe tek Ti është ringjallja." Ndërsa kur ngrysej thoshte: "All-llahumme bike emsejna ue bike asbahna ue bike nahja ue bike nemutu ue ilejken-nushur - O Allah, me emrin Tënd e arrijmë mbrëmjen dhe me emrin Tënd e arrijmë mëngjesin, me emrin Tënd ngjallemi dhe me emrin Tënd vdesim dhe tek Ti është kthimi." E një herë tjerë ka thënë: "... ue ilejke el mesir - dhe tek Ti është kthimi."
Hasen Transmetojnë Ebu Daudi, Tirmidhiu, Nesaiu në Sunen el-Kubra dhe Ibn Maxheh.
Profeti ﷺ doli prej shtëpisë së saj herët në mëngjes, pasi e kishte falur sabahun, ndërsa ajo po rrinte aty ku ishte falur. Dikur, gjatë paradites, ai u kthye dhe e gjeti atë ulur, andaj i tha: “Ende qenke ashtu si të lashë?” Ajo iu përgjigj: “Po.” Atëherë Profeti ﷺ i tha: “Pasi jam ndarë prej teje, i kam thënë tri herë katër fjalë, të cilat, sikur të peshoheshin me ato që ke thënë ti sot, do të vinin më të rënda (ato janë): “Subhanallahi ve bihamdihi, adede halkihi, ve rida nefsihi, ve zinete arshihi ve midade kelimatihi (I lartësuar dhe i lëvduar qoftë Allahu, aq sa është numri i krijesave të Tij, aq sa Ai është i kënaqur, aq sa peshon Arshi i Tij dhe aq sa janë të shumta e të pafundme Fjalët e Tij).”
Sahih Transmeton Muslimi.
"Atij që i lexon dy ajetet e fundit të sures el Bekare gjatë natës, do t'i mjaftojnë."
Sahih Muttefek alejhi