Skip to content

"Është i mallkuar ai që kryen marrëdhënie anale me gruan e tij."

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

"Është i mallkuar ai që kryen marrëdhënie anale me gruan e tij."

«مَلْعُون مَنْ أتَى امرأتَه في دُبُرِها».

Transmetojnë Ebu Davudi, Nesaiu në “Es-Sunen el-kubra” dhe Ahmedi.
Hasen
Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith paralajmëroi se burri që kryen marrëdhënie anale me gruan e tij është i mallkuar dhe i përjashtuar nga mëshira e Allahut, dhe se kjo vepër bën pjesë në mëkatet e mëdha.

Mësime nga hadithi

Është e ndaluar të kryhet marrëdhënie anale me gratë.

Lejohet për burrin të kënaqet me trupin e gruas, përveç anusit.

Muslimani i afrohet gruas së tij përmes marrëdhënies vaginale, ashtu siç e ka urdhëruar Allahu, ndërsa sa i përket marrëdhënies anale, ajo prish natyrën e shëndoshë, pengon shumimin, bie ndesh me natyrshmërinë e pastër njerëzore dhe shkakton dëme të mëdha për të dy bashkëshortët.

Referencat

Suneni i Ebu Davudit (3/ 489) (2162).

Es-Sunen el-Kubra i Nesaiut (8/ 200) (8966).

Musnedi i Ahmedit (15/ 457) (9733).

Më shumë (8)

نيل الأوطار.

للشوكاني (6/ 237).

سبل السلام.

للصنعاني (2/ 202).

توضِيحُ الأحكَامِ مِن بُلوُغ المَرَام.

للبسام (5/ 346).

فتح ذي الجلال والاكرام بشرح بلوغ المرام.

لابن عثيمين (4/ 535).