Ai që nuk i falënderon njerëzit, nuk e falënderon Allahun.
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
"Ai që nuk i falënderon njerëzit, nuk e falënderon Allahun."
«لَا يَشْكُرُ اللَّهَ مَنْ لَا يَشْكُرُ النَّاسَ»
Profeti ﷺ ka treguar se zakonisht nuk e falënderon Allahun ai që nuk i falënderon njerëzit për të mirën dhe mirësinë që i kanë bërë. Kjo ndodh për shkak të lidhjes së njërës çështje me tjetrën, ngase ai që e ka nga natyra dhe e ka bërë zakon t'i mohojë të mirat e njerëzve dhe të mos i falënderojë ata, do ta ketë zakon ta mohojë edhe begatinë e Allahut dhe të tregohet i mangët në falënderimin e Tij për të.
Rëndësia e falënderimit të njerëzve për veprat e mira.
Dhuruesi i vërtetë i mirësive është Allahu i Lartësuar, ndërsa krijesat janë shkaqe që Allahu i Lartësuar i vë në shërbim për kë të dojë, andaj, falënderimi ndaj njerëzve është pjesë e falënderimit ndaj Allahut të Lartësuar.
Falënderimi i njerëzve për mirësinë e tyre është dëshmi e moralit të përsosur.
Suneni i Ebu Davudit (7/ 188) (4811).
Suneni i Tirmidhiut (3/ 403) (1954).
Musnedi i Ahmedit (13/ 322) (7939).
Më shumë (2)
شرح سنن أبي داود لابن رسلان (18/ 490).
شرح سنن أبي داود للعباد (547/ 13).