Skip to content

Pejgamberi ﷺ për asnjë namaz sunet nuk tregonte kujdes të madh e të vazhdueshëm sikurse për dy rekatet sunet të sabahut.

Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë:

"Pejgamberi ﷺ për asnjë namaz sunet nuk tregonte kujdes të madh e të vazhdueshëm sikurse për dy rekatet sunet të sabahut."

لَمْ يَكُنِ النَّبِيُّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ عَلَى شَيْءٍ مِنَ النَّوَافِلِ أَشَدَّ مِنْهُ تَعَاهُدًا عَلَى رَكْعَتَيِ الفَجْرِ.

Muttefek alejhi
Sahih
Shpjegimi

Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), tregoi se Profeti ﷺ nuk i kushtonte asnjërit prej namazeve nafile (vullnetare) më shumë kujdes, rëndësi dhe vazhdimësi në falje, sesa dy rekateve të rregullta para namazit të sabahut.

Mësime nga hadithi

Namazet nafile janë ato adhurime që shkojnë përtej namazeve të detyrueshme, ndërsa këtu është për qëllim: sunetet e rregullta që falen krahas namazeve farz.

Sunetet e rregullta ditore: dy rekate para sabahut, katër rekate para drekës dhe dy pas saj, dy rekate pas akshamit dhe dy rekate pas jacisë.

Suneti i rregullt i sabahut falet kur je vendës dhe gjatë udhëtimit, ndryshe nga sunetet e rregullta të drekës, akshamit dhe jacisë, të cilat falen vetëm kur je vendës.

Preferohet në mënyrë të theksuar falja e dy rekateve të namazit të sabahut, prandaj nuk duhet t'i lëmë pas dore.

Referencat

Sahihu i Buhariut (2/ 57) (1169).

Sahihu i Muslimit (1/ 501) (724).

Më shumë (4)

تيسير العلام شرح عمدة الأحكام.

لعبد الله البسام (ص113).

تنبيه الأفهام شرح عمدة الأحكام.

لابن عثيمين (1/ 144).