Skip to content

Nuk është prej mirësisë agjërimi në udhëtim.

Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:

"I Dërguari i Allahut ﷺ ishte në një udhëtim dhe pa një grumbull njerëzish si dhe një burrë të cilit po i bënin hije. Ai tha: “Çfarë është kjo?” Ata thanë: “Është agjërues.” Ai tha: “Nuk është prej mirësisë agjërimi në udhëtim.” Ndërsa në një transmetim të Muslimit thuhet: “Përmbajuni lehtësimit të Allahut, të cilin jua ka lehtësuar.”

كَانَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فِي سَفَرٍ، فَرَأَى زِحَامًا وَرَجُلًا قَدْ ظُلِّلَ عَلَيْهِ، فَقَالَ: «مَا هَذَا؟»، فَقَالُوا: صَائِمٌ، فَقَالَ: «لَيْسَ مِنَ البِرِّ الصَّوْمُ فِي السَّفَرِ»، وَفِي لَفْظٍ لِمُسلِمٍ: «عَلَيْكُمْ بِرُخْصَةِ اللهِ الَّذِي رَخَّصَ لَكُمْ».

Muttefek alejhi
Sahih
Shpjegimi

I Dërguari i Allahut ﷺ ishte në një udhëtim, kur pa një njeri rreth të cilit ishin mbledhur njerëzit dhe të cilit i kishin bërë hije për shkak të nxehtësisë së diellit dhe etjes së madhe. Ai pyeti: “Çfarë ka ai?” Ata u përgjigjën: “Është agjërueshëm.” Ai tha: “Nuk është prej mirësisë agjërimi në udhëtim. Shfrytëzoni lehtësimin e Allahut që Ai e ka lehtësuar për ju.”

Mësime nga hadithi

Sqarim i lehtësisë së legjislacionit të Islamit.

Lejimi i agjërimit gjatë udhëtimit, si dhe lejimi i shfrytëzimit të lehtësimit për të mos agjëruar.

Agjërimi në udhëtim është i papëlqyeshëm nëse i bëhet i vështirë, përderisa nuk e çon atë deri në prag të shkatërrimit, sepse atëherë është i ndaluar.

Neveviu ka thënë: "Nuk është prej mirësisë të agjëroni në udhëtim, që do të thotë: nëse ju vështirësohet dhe keni frikë nga dëmtimi, dhe konteksti i hadithit e kërkon këtë interpretim."

Kujdesi i Profetit ﷺ për sahabët e tij dhe pyetja rreth gjendjeve të tyre.

Referencat

Sahihu i Buhariut (3/ 34) (1946).

Sahihu i Muslimit (2/ 786) (1115).

Më shumë (4)

تيسير العلام.

للبسام (ص327).

تنبيه الأفهام شرح عمدة الإحكام.

لابن عثيمين (3/ 433).