Ne ishim me Profetin ﷺ, ndërsa ishim djelmosha të rinj. Mësuam besimin përpara se të mësonim Kuranin, pastaj mësuam Kuranin dhe, përmes tij, na u shtua besimi.
Xhundub ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
"Ne ishim me Profetin ﷺ, ndërsa ishim djelmosha të rinj. Mësuam besimin përpara se të mësonim Kuranin, pastaj mësuam Kuranin dhe, përmes tij, na u shtua besimi."
كُنَّا مَعَ النَّبِيِّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ وَنَحْنُ فِتْيَانٌ حَزَاوِرَةٌ، فَتَعَلَّمْنَا الإِيمَانَ قَبْلَ أَنْ نَتَعَلَّمَ القُرْآنَ، ثُمَّ تَعَلَّمْنَا القُرْآنَ، فَازْدَدْنَا بِهِ إِيمَانًا.
Xhundub ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: Ishim me Profetin ﷺ duke qenë djem të rinj në prag të moshës së pjekurisë, të fortë e të fuqishëm, kështu që e mësuam besimin pranë Profetit ﷺ para se të mësonim Kuranin, pastaj e mësuam Kuranin dhe përmes tij na u shtua besimi.
Sqarimi se imani (besimi) shtohet dhe pakësohet.
Renditja e përparësive në edukimin e fëmijëve dhe kujdesi për mbushjen e tyre me besim.
Kurani e shton imanin, me të ndriçohet zemra dhe zgjerohet gjoksi.
Suneni i Ibn Maxhes (1/ 42) (61).
Më shumë (2)
مشارق الأنوار الوهاجة ومطالع الأسرار البهاجة في شرح سنن الإمام ابن ماجه (2/ 255).
مرشد ذوي الحجا والحاجة إلى سنن ابن ماجه والقول المكتفى على سنن المصطفى (1/ 227).